• |
ide | kryesore

Masakra në Fushë Krujë, gjendet një tjetër makinë e djegur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër makinë është gjetur sot e djegur dhe dyshohet se ka lidhje ma masakrën e trefishtë, që tronditi ditën e djeshme Fushë Krujën dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Lexo më tej: Masakra e Fushë Krujës/ Si u ekzekutuan 3 të rinj në atentatin mafioz 

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila referuar burimeve të besuara hetimore, thekson se makina është gjetur e shkrumbuar në Bubq.

Makina e djegur është gjetur në orën 2 të mëngjesit të sotëm, ndërsa është tip “Volksvagen”. Siç raporton gazetarja Lala dyshohet se edhe kjo makinë e dytë është përdorur nga autorët e masakrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *