• |
ide | kryesore

“Nesër do të shihet kush starton dhe kush jo”: Shehi dënon ‘dështakët’ e Champions

-Instant, F1, Sport



“Jemi të vetëdijshëm që është një skuadër që ka bërë mirë, skuadër me traditë që ka në përbërjen e saj elementë të rëndësishëm. Ata janë kampion te vendit të tyre dhe vinë pas një eliminimi, kemi informacion për ta dhe një formacion të pranueshëm ndaj kundërshtarit që do të luajm nesër”. Me këto fjalë, Orges Shehi debuton në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Zrinjski Mostar, në raundin e dytë të Conference League, e para në këtë turne për bardheblutë që u eleminuan në Champions nga Dudenlange. Tekniku i ka idetë e qarta dhe nuk është bindur fare nga ata që ka menduar titullarë të pazëvendësueshëm e me të cilët luajti në dy ndeshjet e para europiane.

“Nesër do të kemi ndryshime për shkak të kundërshtarit, kemi zgjedhur një strategji tjetër. Nesër do të shihen në fushë kush starton dhe kush jo, ato do të shihen nesër” është mjaftuar të thotë Shehi, duke lajmëruar se ata që nuk bindën do të ulen në stol. Po cfarë do të thotë me ndryshimin Shehi: taktika nuk lëviz, 4-3-3 e josh teknikun bardheblu pikërisht për fleksibilitetin që ofron. Por Dejvid është i pari që e pëson dhe janë dy alternativat e teknikut. E para që është edhe më e besueshmja është se Florent Hasani do të marrë rolin e qendrës me Seferin e Xhixhën në krahë si zakonisht.

E dyta, është me Seferin në qendër e Gjumsin e Xhixhën që e asistojnë. Në këtë pikë argumenti zbehet duke qenë se Taulanti nuk sakrifikohet nga Shehi në qendër, ku humbet shumë nga kualiteti i tij, i thënë nga vetë tekniku para ndeshjes së kthimit me luksemburgasit: “Në qendër Seferi humbet cilësi, është më i rrezikshëm kur niset nga krahu”.

Rikthehet Limaj dhe kjo është një e re në vetvete, me mesfushorin organizator që ka shlyer dënimin, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë me Dudenlange. Lëvizja tjetër mund të jetë Përgjoni në vend të Ismajlgecit, edhe pse Shehi ka një vështirësi të madhe për ta lënë kapitenin jashtë, pavarësisht formës, duke qenë një nga lojtarët me eksperiencë ndërkombëtare. “Kjo nuk është Tirana e vjetër? Duroni ta shihni deri nesër, do të kemi ndryshime. Ajo Tiranë e sezonit të kaluar u shfaq në pjesën e parë, pavarësisht që në futboll ka situata që të ulin entuziazmin dhe pas një ndeshje të vajtjes ku je mundur e pëson gol sa fillon e dyta, të ul entuziazmin – shpjegoi Shehi – Sa i përket eliminimit, mendoj se gjithçka është mbyllur dhe sa i përket Tiranës do të sillet serioze në fushë. Pastaj në futboll ndodhin situata dhe nuk mund të jesh vetvetja, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim në sezonin e kaluar”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *