• |
ide | kryesore

Përdhunimi i vajzës invalide në Selenicë, nëna e 6 fëmijëve rrëfen skenën e tmerrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Yllka Çobaj nëna e 6 fëmijëve në Selenicë të Vlorës rrëfeu ngjarjen e tmerrshme që përjetoi dy ditë më parë teksa një person i maskuar dhe me armë i grabiti dhe i përdhunoi vajzën e mitur.

Ajo tregon të gjithë ngjarjen dhe momentin kur agresori lidhi në krevat burrin e saj dhe i kërkoi që të zhvishej. Më pas sipas rrëfimit të Yllkës, ai nuk e ngacmoi por mori vajzën e saj 17-vjeçare dhe e përdhunoi në stallën e bagëtive 17-vjeçarja, është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.

“Dolëm jashtë së bashku me bashkëshortin sepse po lehni qentë. Një person i maskuar dhe me armë (çifte) me tha mos bëj zhurmë dhe më pas u fut brenda në shtëpi. Djali u tremb shumë dhe iku me vrap, ai më tha merre fëmijën brenda mos ketë asnjë jashtë. Erdhi u ul brenda shtëpisë më tha më bëj një kafe, pasi ja bëra kafen më tha provoje ti sepse kam merak mos ke hedhu helm. Po pinte kafe dhe cigare.

Te ky krevat na lidhi tek ky krevat, bashkëshortin e lidhi këmbët te hekuri kurse mua në krahun tjetër. Sa lidhi burrin më tha të zhvishesha, unë i thashë më mir më vrit sepse unë nuk e bëj dot atë gjë. Fëmijët i mbylli te dhoma tjetër.

Kam 6 fëmijë, bashkëshorti dhe dy vajzat marrin kemp, 150 mijë në muaj me ato ushqehemi, skemi të ardhura të tjera. 4 fëmijë shkojnë në shkollë, jetojmë në majë të malit e shkëputur nga pjesa tjetër e fshatit. Unë kam 18 vite që jam martuar, asgjë të mirë skam parë vetëm vuajtje dhe hallet e shtëpisë dhe 4 fëmijë i kam të sëmurë”, tregon nëna e 6 fëmijëve.

Dëshmia e vajzës 17-vjeçare: 
“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pa? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve viktima e përdhunimit.

38-vjeçari Vitrin Çobaj u arrestua ditën e djeshme nga policia e Vlorës pasi mbajti peng një familje në fshatin Brataj dhe u vodhi atyre një shumë parash. Por gjithashtu ai abuzoi seksualisht dhe me një nga vajzat e mitura të familjes me 8 anëtarë. Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste.

https://www.youtube.com/watch?v=bRGMpTyNelA



6 Comments

  1. Hajde rrumpallehane hajde. Intervisto te mituren se si e perdhunuan dhe nxirre ne tv kombetar. Shko intervisto te emen dhe trego se si i perdhunuan te bijen. Dhe kjo e gjitha per klikime. Se pse duhen keto detaje tjeter?!

  2. 6 femije me probleme.. Nuk kuptoj me shqipetaret. Kur nuk je mire perse ben hallexhinj te tjere..Sa per ate kafshen, duhet te kalbet ne spitalet psiqiatrike te burgut..

  3. kjo ngjarje eshte shume shume e rende , edhe me e rende se ajo vrasja e trefishte them me e rende sepse jane cenuar ne shtepine e tyre ne hallin e tyre çka flet per nje pasiguri ekstreme , per nje shoqeri me probleme mos harroni ate rastin.tjeter qe pasi perdhunuan zonjen e shpise e hodhen te mbytur ne rezervuar . Me vjen keq.qe.media.meret me detaje fatkeqe si e xhveshi e si çoi te stalla minorenen dhe nuk meret me arsyet pse ndodhin te tilla ngjarje, si mund te parandalohen etj etj

  4. Ore “KALEMI.AL” keni filluar te shkalloni fare.Po c’far publikoni
    intervista me minorene me aftesi te kufizuara, te perdhunuar pa
    pranine minimumi te psikologut ??????Por ndonjehere Ai i Gjati ka te
    drejte qe ju quan KAZAN.

  5. Përtej faktit që një intervistë me të mitur pa psikologë NUK lejohet as të kryhet e jo më të publikohet….ai përbindëshi që ka kryer krimin nuk duhet të jetojë më. Ndërsa shërbimeve sociale u lind detyra ligjore të ndihmojnë këtë familje të mjerë me të gjitha mënyrat e mundshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *