• |
ide | kryesore

Video/ Policia ngatërron kriminelin me lojtarin e Milan: ndalohet Bakayoko e kontroll me pistoletë në kokë

-Instant, Sport



Një situatë e shëmtuar i ka ndodhur mesfushorit të Milanit, Tiémoué Bakayoko. Në një video që u shfaq në internet dhe që daton në 3 korrikun, duket mesfushori i kuqezinjve, i cili pasi u ndalua në një postbllok nga policia në Milano, detyrohet të zbresë nga makina me armë të drejtuara pas kokës dhe më pas t’i nënshtrohet një kontrolli të hollësishëm. Megjithatë, pas disa sekondash agjentët në detyrë e kuptuan qartë se kanë bërë një gabim dhe kanë konstatuar ngatërrimin e personit, duke i kërkuar falje lojtarit dhe duke e lënë të shkojë.

Ngjarja, e filmuar nga disa shoferë të pranishëm të ndalur në radhë për në postbllokun e policisë, ka ngjallur shumë komente dhe polemika në internet. Në shënjestër të rrjeteve sociale ka qenë puna e policëve, të akuzuar edhe për “racizëm”, ose përkundrazi, për “heqje dorë nga gjithçka” sapo zbuluan se i kontrolluari ishte futbollist. “Këto janë komente të pavend – shpjeguan në selinë e policisë në Milano – kontrolli u shkaktua sepse Bakayoko dhe pasagjeri tjetër korrespondonin në mënyrë të përsosur, rastësisht, me përshkrimet e dy të kërkuarve dhe padyshim që kërkimi përfundoi kur u kuptua se ishte ndaluar një person që nuk kishte asnjë lidhje me të”.

Sipas asaj që saktësohet nga Policia e Shtetit, në fakt një natë më parë ka pasur përleshje, madje edhe me të shtëna me armë zjarri mes të huajve, dhe ne po kërkonim një fuoristradë të errët me dy burra brenda, njëri prej të dyve me ngjyrë me bluzë jeshile. Në përputhje me alarmin, në orën 6 të mëngjesit të 3 korrikut, patrulla bëri një kontroll dhe duke qenë se ishte një raport që pasonte një episod me armë zjarri të mundshme, agjentët operuan me armë në dorë. Policia e Milanos tashmë e ka sqaruar çështjen edhe me Milanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *