• |
ide | kryesore

Albin Kurti uron Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave: Kosova feston arritjet tuaja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti thotë se Kosova i feston këto arritje, ndërsa shton se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *