• |
ide | kryesore

CDU-ja gjermane: Asnjë lëshim Shqipërisë sa i përket kritereve të anëtarësimit në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vjen një reagim nga partia gjermane CDU-CSU.

Dr. Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së, deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE.

Sipas zyrtarit gjerman, me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediat.

“Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve.”, tha në reagimin e tij Johann Wadephul.

Ndërkohë, Gunther Krichbaum pohoi se Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë.



6 Comments

  1. Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

    Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

    Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.Te duroje dhe pak ky gjermoni do kenaqet kur salihu dhe likja te futen ne burg per korrupsion te larte shtetetor

  2. Kush te ka kerkuar te besh leshime mbi permbushjen e kritereve ?
    Apo thjesht doje te thoshe dhe ti dicka dhe e the .

  3. Shqiperia do ti permbush te gjitha kritere o loqe ,mos u bej merak Do plasi ne burg Non Graten dhe qelbesira te tjera te korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *