• |
ide | kryesore

Dosjet e prokurorisë/ Hasmëritë që kërkojnë kokën e Ervis Martinajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sa më shumë kalon koha, aq më shumë del në dritë fakti se shënjestër e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës qe Brilant Martinaj. Lidhjet e gjakut e kishin futur shpejt adoleshentin në botën e krimit. Duke qenë kushëri i Ervis Martinajt, një person i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Tiranë, për 22-vjeçarin qe e kollajtë të prezantohej me një reputacion të konsoliduar.

Shto këtu edhe vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prenga për dritat e makinave apo dyshimet për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, përforcohen dyshimet se vrasësit kërkonin pikërisht Brilant Martinajn.

Por kush i do të vdekur njerëzit pranë Ervis Martinajt?

Rreth tij qarkullojnë shumë histori dhe episode nga ku mund të kenë lindur hasmëritë, por deri më tani të dokumentuara në prokurori janë përplasjet me tre grupe kriminale.

Përplasja me klanin Duka

Një dosje e prokurorisë e publikuar rreth një vit më parë, nxjerr një panoramë të qartë se çfarë rreziku i kanoset këtij njeriu me kundërshtarët që ka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin klani Duka, që e kanë ruajtur dhe ndjekur në mënyra të sofistikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta vrarë, por pa ia arritur qëllimit.

Më poshtë është e zbardhur dosja hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi akuzohen se krijuan kushte për eleminimin e Ervis Martinajt.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj.
Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe

Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”). Keta dy shtetas kanë patur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorise Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shietit, si specialist IT per periudhën 2015-2019.

Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kerkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar edhe shperblim në para per këta sherbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinen e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të “shese” informacionin si tq besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e perdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshem informacioni.

Nga takimi qè ka patur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Nderkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.

Përplasja me Endrit Doklen

“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët Ervis Martinajt dhe doja konflikt me të”. Është kjo një nga frazat e shkëputura në dëshminë e gjatë që Nurdin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK, në lidhje me pagesën që kishte marrë nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen.

Motivet se përse Ervis Martinaj e do të vrarë Endrit Doklen janë mister, por vrasja e Xhelal Reçit në Laç dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë fakt, pasi vajza e viktimës është e fejuara e Indrit Dokles.

Bashkëpuntori i Dumanit, Henrik Goxhaj ka thënë në dëshminë e tij se: …Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”.

Vrasjet e mëparshme të miqve të Martinajt

Vrasja e tre të rinjve në mbikalimin e Fushë-Krujës ditën e dielë ishte në vazhdën e disa goditjeve që kanë marrë njerëzit e Martinajt. Vitet e fundit kanë qenë të shumtë miqtë e tij që kanë rënë pre e atentateve të ndryshme. Më poshtë lapsi.al sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Vrasja e Santiago Malkos

Kamerat e sigurisë |Prova të reja për vrasjen mafioze të ish policit Santiago Malko – FAKTOR.AL

Në gusht në vitit 2019 një breshëri plumbash i mori jetën Santiago Malkos. Ish-polici u vra në zonën e Porcelanit në Tiranë kur po lëvizte me makinën e tij BMë X5. Në lidhje me vrasjen e tij është dënuar vetëm Blendi Teta që thuhet se ka bërë roje për lëvizjet e viktimës ndërsa janë në kërkim një sërë personash të tjerë nga klani Duka.

Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit

Publikohen pamjet: Momenti kur ekzekutohen me breshëri automatike Erigers Mihasi dhe Armando Dumani (VIDEO) - infowebtv.com

Më 13 nëntor 2021 u vra një tjetër mik i Ervis Martinajt. Në një tjetër atentat mbeti viktimë Erigers Mihasi i cili po udhëtonte në maninë bashkë me Armando Dumanin që gjithashtu humbi jetën. Makina e tyre u qëllua me breshëri në zonën e Astirit. Për këtë ngjarje nuk ka autorë.

Vrasja e Can Karriqit

E njëjta skemë| Can Karriqi u ekzekutua njësoj si shokët e tij, pasi piu kafe me një vajzë – FAKTOR.AL

Më 23 dhjetor 2021 u ekzekutua në zonën e Kodër Kamzës 35-vjeçari Can Karriqi. Ai u e qëllua me një armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda një makine me targa të huaja. Karriqi ishte mik me Erigers Mihasin. Pas vrasjes u gjet e djegur një makinë në zonën e institutit që dyshohet se u përkiste autorëve. Edhe për këtë ngjarje nuk ka autorë.

Zhdukja e Ulvi Skanës

Rrëfimi i prindërve të të zhdukurit Ulvi Skana/ E morën në pyetje për vrasje - Aktualitet

Prej datës 17 maj 2022, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Prindërit e të riut thonë se ai ishte mik i ngushtë i Can Karriqit, eliminuar një vit më parë. /Lapsi.al



6 Comments

  1. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills.

    As nuk e fshehin luksin.

    1. Keta nuk jane robin huda keta jane bythqima. Keta hane buke duke bashkpunu me shtetin. Gangsterra spiuna…

  2. Na rruajtet carin ju te Lapsit duke bere analiza per kete pederastin kokainoman qe mendoi se te behej gango 40 vjeç. Ervisi ka marre me qafe shoket e tash dhe te afermit e vet. Mos u lodhni shum me analiza ju se ekuacioni esht i thjesht, çunat e mir jane bashke dhe do ja kendojne hirushen cilitdo pis qe ushtron terror ne qytet e biznese. Martinaj e zgjodhi vet ket rruge e ket fat, kishte mundesi e kapitale boll sa per te shijuar jeten si rob normal, pushken zgjodhi, pushka e pret.

  3. Askush nga këta që janë sot deputetë të PD, nuk e ka më të sigurtë mandatin e deputetit, edhe sikur t’i lajnë këmbët Saliut, Lirisë, Argitës, e Shkëlzenit e ta pijnë ujin në shenjë besnikërie. As sikur gjithë të brendshmet t’i blejnë tek dyqani i Bllokut. Deri sa mbrohet nga familja mafioze e salih karaxhic berisha,ky vis martinaj financieri i parave te pista te shkelzenit te Karmines parate i conte ne llogarine e klanit kriminal te Trustit te Geshtenjave

    1. Britania e Madhe e ka bëtë të njohur zyrtarisht se po aplikon të njëtat kritere si SHBA për të njëjtët persona pa përmendur emra.

      Por duke ju referuar listës “non grata” të SHBA, në Shqipëri prin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *