• |
ide | kryesore

Gazetari: SHISH zbuloi një spiun në Presidencë. Kreu i shtetit: Fake News

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Elton Qyno bëri pak ditë më parë një shkrim në rrjetet sociale që u publikua edhe në shumë portale sipas të cilit në raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror flitet për një spiun të agjencive të huaja në Presidencë.

“Agjenti “Çelësi”, dyshohet se është një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak. Vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca” – thuhet në shkrimin e gazetarit.

“Mësohet se ky rast është një episod i veçuar nga dosja tjetër e SHISH dhe SPAK, të cilën e kam botuar. Pikërisht në këtë dosje që hetohet nga prokurori Altin Dumani, jepen raporte dhe situata të kontrollit të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti” – thuhet në shkrim.

Ka reaguar sot zëdhënësi i Presidencës që thotë se lajmi është i pavërtetë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake news” që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.

Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë. Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!” – shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *