• |
ide | kryesore

Letër për miqtë deputetë të PD-së, votojeni rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

2, Ide



Edhe sahati i prishur dy herë në ditë e tregon orën e saktë. Kryeministri Edi Rama, qoftë edhe rastësisht, pa vullnetin e tij, ndonjë punë të mirë edhe e ka kryer. Se cili është opinioni im për z. Rama, këtë e dinë të gjithë ata që i përcjellin mediat, por iniciativa e tij për ta nxjerr një rezolutë kundër raportit të Dick Marty’it, që më vonë e njëjta do t’i dorëzohet Këshillit të Evropës, ku i kanë rrënjet akuzat monstruoze të senatorit zviceran, është gjëja e duhur dhe minimumi çfarë duhet të bëjë Shqipëria. Opozita shqiptare do ta përsëriste gabimin e Partisë Socialiste, kur nuk e dënoi gjenocidin serb në Srebrenicë, nëse nuk do ta përkrahë PS’së në rezolutën kundër Dick Marty’it. Shoqëria shqiptare dhe partitë që e përfaqësojnë atë në institucione nuk besoj që janë kaq negative ndaj njëra tjetrës, sa ta dëmojnë edhe interesin kombëtar. Kurse demaskimi i akuzave të pabaza të Dick Marty’it hëm është interes kombëtar, hëm është momenti i duhur për ta bërë atë.

Qe një përmbledhje e shkurtër për miqtë e mi në PD, pse ata nuk duhet të ngurrojnë për ta mbështetur këtë rezolutë.

E para dhe më e rëndësishmja: Tribunali Special kur u themelua nga Kuvendi i Kosovës ishte bërë saktësisht për shkak të dokumentit të prodhuar nga senatori Dick Marty. Ky dokument, që kishte kaluar si Rezolutë në Këshillin e Evropës, kishte qënë njolla më e rëndë për shtetin e ri të Kosovës. Aty thuhet se udhëheqësit e UÇK-së, ata që sot janë në paraburgim, ishin marrë me veprimtari kriminale, siç ishte vjelja e organeve nga pengjet e luftës dhe shitja e tyre.

Për t’i sqaruar këto aludime ishte vënë në lëvizje bashkësia ndërkombëtare. Presioni ishte tepër i madh që të themelohej një tribunal i specializuar që do t’u hetonte ‘te gjeturat’ e Martyt.

U tha, u bë. U themelua ky Tribunal. Në dokumentin për themelimin e tij thuhet që ai merret me akuzat e senatorit Dick Marty. Pra, baza për funksionimin e tij janë akuzat e senatorit zviceran. Sot kur po flasim, kur aktakuzat janë ngritur, në to nuk është përfshirë asgjë prej atyre akuzave, sepse është dëshmuar se ajo çfarë kishte thënë Marty kishte qënë një science-fiction. Në kushte normale, kur ka rënë në ujë vetë ideja e themelimit të Tribunalit, ai tribunal do të duhej të shuhej. Nuk është e tepërt të thuhet që kumbara i këtyre akuzave kundër UÇK-së ka qënë deputeti rus në Këshillin e Evropës, Konstantin Kosaçev, që më vonë është futur në listën e zezë të SHBA-ve. Sigurisht që Kosaçev nga Moska nuk kishte informata se çfarë ishte bërë në Kosovë, por ai po e kryente një shërbim për Serbinë. Tashmë kjo nuk është as sekret.

Të dashur deputetë të opozitës shqiptare,

E gjithë bota e ka kuptuar që ajo çfarë ka bërë senatori zviceran nuk ka qenë asgjë tjetër përveçse një lojë dhe një kurthë serbo–ruse. Muaj më parë ishte vetë senatori zviceran, që u informua nga shteti i tij, që segmente të shërbimit sekret serb po planifikonin ta vrisnin. Ideja e vrasjes së senatorit ishte akti i fundit i skenarit serb, që të goditeshin të akuzuarit shqiptar dhe shteti i Kosovës, si mafia që po dëshironte t’i pastronte hesapet me të gjithë ata që ndikuan të themelohej një gjykatë speciale për UÇK-në.

Kjo është klasike. Shteti serb, përmes deputeteve rusë, e ka nisur temën në Këshill të Evropës. Akuzat ishin të tmerrshme, prandaj një senator më përvojë, siç ishte Dick Marty, kishte rënë në kurth. Ai e kishte përpiluar një raport, ku ngrinte dyshime që krerët e UCK’së ishin përfshirë në trafikim të organeve. Kuvendi i Kosovës, mbi këto dyshime e themeloi këtë Tribunal, kurse tash aktakuzat e këtij Tribunali nuk e përmendin fare raportin e Dick Marty’it. Qesharake apo jo?

Mirëpo, prapë shteti serb nuk kishte qëndruar duarkryq. Në shërbim të Tribunalit i ka vënë mijëra dëshmitarë të përpunuar dhe mijëra dosje të falsifikuara. Kjo gjykatë, ku shumë prej nesh kemi rënë viktimë në të kaluarën, është çdo gjë vetëm jo për të vënë drejtësi. Ky tribunal është i manipuluar dhe i orkestruar.

Të dashur deputetë, sikur ju, edhe disa prej nesh kemi menduar që ndoshta do ta zbardhen vrasjet politike, ndoshta do të dihet kush i ka vrarë zyrtarët e LDK-së, etj. etj. Ncuk. As kjo nuk do të ndodhë. Për më tepër, ju mund t’i lexoni edhe vlerësimet e ish kreut të LDK’së, Isa Mustafës, për këto zhvillime. Tashmë, çdokush që i ka dy mend në kokë, çdokush që edhe më tutje e konsideron Serbinë si minuesen kryesore të pavarësisë së Kosovës, duhet të angazhohet me krejt potencialin që e ka në dispozicion, që të demaskohet plani serb. Kjo gjë nuk mund të bëhet askund më mirë se në Këshillin e Evropës, rrugë kjo që fillon në Kuvendin e Shqipërisë.

Rivaliteti me Edi Ramën, problemet e brendshme të juaja, nuk janë as arsye e as arsyetim për t’i thënë JO kësaj rezolute. Dick Marty, në raportin e tij, e kishte përfshirë edhe territorin e shtetit shqiptar, prandaj lufta për të vërtetën dhe goditja e këtij raporti duhet të jetë mbarëkombëtare.

nacionale.com



18 Comments

  1. Une nuk kam degjuar qe do refuzohet kjo rezolute nga ndonje deputet,dhe nuk di pse po behet e madhe, por ne menyre qe ajo gafa historike e panevojshme e refuzimit te rezolutes per Sebrenicen, te jete e para dhe e fundit gafe e bere ndonjehere ne nje parlament shqiptar,besoj qe deputetet duhet te koordinohen dhe te votojne kete Rezolute kunder dick Dickut. Pavaresisht se Thaci(kur nisi projektin e shkembimit te territoreve,) u tregua shume i ashper me kryetarin e opozites, nuk besoj se deputetet opozitare do i hakmerren Thacit tani,sepse ne fund te fundit edhe po arriti kjo rezolute te ndihmoje ne lirimin e tyre,aty nuk eshte vetem Thaci por dhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Plus qe sic e kam thene gjithmone,edhe Thacin duhet ta lirojme nga aty,qe te mos i japim shkak serbo fashisteve te na perbaltin luften e shenjte te UCK,dhe pastaj t’ia ngrejme nja 10 akuza te tjera Thacit ne Kosove, perfshi ate per tradheti dhe vrasje te kundershtareve politike. Besoj se duhet ti shkojme deri ne fund zbardhjes se te vertetes, clirimin nga ajo barra e pamerituar”e Shtepise se Verdhe” qe fashistet serbe na kane vene,dhe ne fund mos te harrohet edhe demshperblimi per familjaret e shtepise se verdhe,S’duhet te leme asnje akuze(shpifje) serbe te jetoje,sepse historia na tregon qe cetniket serbe jane ne gjendje ta perdorin edhe pas 700 vitesh nje shpifje-propagande(sic po e perdorin akoma sot edhe pas pothuajse 700 vitesh mitin e betejes se Kosoves)

  2. Nuk besoj se do kete ndonje vlere hedhja poshte e rezulutes se zvicerianit kur situata moral politike e ligjore e udheheqesve te UÇK ka vajtur ne gjykate. Gjithsesi le te bejne politiken e dites por gjykaten nuk e ndalon njeri ti shkoje kesaj çeshtje deri ne fund aq ma pak me rezoluta. Ne gjykate duhen avokat te mire e jo blla blla.

  3. Bushkala,eshte nje nga gazetaret gjithologe,dhe po i jep “”mend”” politikes shqiptare,duke kujtuar kohen qe ka qene deputet,por me nje ndryshim: ne ate kohe,po ky Bukshkale,nuk asht ndi fare.Vetem Batoni,sikur ja ngushton hapsiren e “”diskursit”” Beratit,ndersa politika shqiptare,as e ven ne refene fare!!

  4. Po a ne Berat-Llaveshin , kane mbete deputet demokrate , se cfare te bejne .

    Te besh rezolut per lirimin e Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit , eshte njejte sikur ti shpallesh heronj : Enver Milladinin dhe Mehmet Kriminelin .

  5. Buzhala patriotiku prej Kosove:

    Propaganda jote patriotike te ka penguar te lexosh raportin e dick Marty-t qe eshte huazuar nga raporti i Carla del Pontes dhe te dy keta prokurore qe nuk jane ne sherbim te Putinit dhe sovjetikeve te Rusise Bolshevike apo te Serbise se Vucicit, por vijne nga Bota Demokratike ku synon te integrohet edhe Shqypnia edhe Kosova, nga ana tjeter sic e permend edhe nje komentues ketu me siper deklaratat e Parlamentit enverist shqyptar qe komandohet nga Partia Socialiste alias Partia e Punes e Enver Hoxhes nuk ka asnje gjase qe te ndikoje tek Gjykata Speciale qe e zgjodhi vete Kuvendi i Kosoves ne unanimitet te plote dhe qe komandohet nga prokuror amerikan dhe jo serb apo sovjetike sic perpiqesh ti te mashtrosh shqyptaret me nje propagande te shemtuar enveriste. Dhe qe te dalim ne teme:

    AS SHQYPNIA DHE AS KOSOVA NUK MUND TE BEHEN PJESE E BOTES DEMOKRATIKE NESE NUK PRANOJNE DHE DENOJNE KRIMET QE KANE KRYER LIDERAT E TYRE KUNDER NJEREZIMIT PER INTERESIN E TYRE PERSONAL

    Krimet e kryera te Shtepia e Verdhe ne Burrel jane vetem nje pjese e raportit ne fjale, perpara kesaj skene horror te xhelateve te Hashim Thacit u masakruan ne Llapushnik te Kosoves mbi 200 jo serbe te liq, por shqyptare kosovare dhe gabele kosovare te pafajshem nga vellezerit Balla qe ishin bedelat e Fatmir Limajt qe ishte bedeli i Hashimit, vellezerit Balla sot po vuajne denimin e gjate ne Hage si killera patriotike per te cilet ty dhe politikes shqyptare nuk i vjen zeri fare dhe e anashkalojne kete masaker te papare antishqyptare sikur keta njerez te ishin zogj pule, njashtu sic anashkaloni ju o rezila te politikes dhe medias shqyptare masakren e Enverit dhe Rankoviqit ne Tivar te Jugosllavise kur si “derri ne thes” mashtruan mbi 4 mije djem kosovare duke i vrare ne nje genocid te papare ne histori.

    PSE NUK VOTON KUVENDI AS I SHQYPNISE DHE AS I KOSOVES REZOLUTE PER GENOCIDIN E KOMUNISTEVE NE TIVAR?

    por:

    Bejne rezoluta per Srebrenicen e Bosnjes per te mashtruar BE dhe Boten me kete propagande te shemtuar antishqyptare? He mo Buzhala Patriotiku qysh keshtu? Nga njera ane kerkon qe shqyptaret te votojne kunder raportit te zvicerianit Dick Mary me shpifje se eshte bedel i Putinit dhe nga ana tjeter nuk e ke hapur gojen asnjehere per genocidin e Enverit dhe Rankoviqit te dy bedele historike te Titos per genocidin antishqyptar te Tivarit?

    PO PER KLINIKEN FRANKENSHTAJN NE KERRTHIZE TE PRISHTINES A KE DEGJUAR TI O BUZHALA PATRIOTI?

    sepse:

    Edhe kjo klinike mafioze horror per trafik organesh njerezore dy hapa larg zyres se Hashim Thacit eshte permendur ne raportin e Dick Marty-it dhe jo vetem ne kete raport por qe e ka lexuar gjithe Bota Demokratike si nje turp dhe rezil i Kosoves qe po kerkon te integrohet ne BE.

    1. Ti shqiptar je? Seriozisht po te pyes se nuk po flet si shqiptar,pavaresisht se ne disa pjese e “balancon” pak komentin. Dmth ti pranon qe Shtepia e verdhe ka egzistu dhe jane bere krime?E mban veten dhe nga Dibra patriotike, por ste pengon kjo ta njollosesh qofte dhe vetem Burrelin qe e ke me se aferti,ku ka qene shtepia e verdhe ,e mos te flasim te ta ndieje qe ajo e ashtuquajtur shtepi e verdhe njollos luften e UCK,Shqiperine,Kosoven pra te gjtihe ne shqiptareve? Ti thua qe vetem ne nje vend shqiptaret paskan vrare 200 persona nderkohe qe te gjithe te vraret per te cilet akuzohen Thaci-Veseli, kapin maksimumi 100 vete,edhe vete sipas pales akuzuese? Ja qe paska “shqiptar ” qe me “bujari” te madhe e rrit kete numer, e konfirmon egzistencen e shtepise se verdhe, shpik bile edhe nje klikinke tjeter per marrje organesh ne Prishtine. Mire qe tani cdo kirurg ne Kosove qe prek(operon) ndonje organ , mos te na besh ti, ushtar te UCK qe po nxjerr organe serbesh. Turp te kesh.. te paska marre Drini trute o intelektual

      1. Arber Kosova , pyeteni Lul Braven , se Luli ka qene perkthyes tek shtepia e Verdh , bashke spiun te CIA – s , i cili kishte ardhur nga Bolivia , gjoja per Alpet Shqipetare si tourist.

      2. Arber Kosova Patrioti i killerave vrastare:

        Nuk thote intelektuali se te ekzekutuarit jane mbi 200 shqyptare tradhetare kosovare, por edhe serbe e gabele (pa permendur ketu vrasjet mafioze te deshmitareve ne Bote) pra te vraret me nje plumb pas koke ne Llapushnik nga vellezerit Balla i ka treguar Gjykata Nderkombetare ne Hage dhe jo intelektuali, kur denoi keta kriminele bedele te Fatmir Limajt qe eshte bedeli i I Hashimit dhe i bandes vrastare te tij te kamufluar nen petkun e Luftes UCK, ndryshe te gjitha vrasjet i ke me emer dhe mbiemer ne vendimin e Hages ne internet, prandaj shqyptar prej Kosove apo prej Shqypnie nuk eshte ai qe mbulon krimet e vrastareve me pushtet qe nuk lane deshmitar gjalle ne Bote, shqyptar i vertete eshte ai qe lufton per ndeshkimin e kusareve dhe vrastareve me pushtet qe Kosova dhe Shqypnia te behen njesoj si vendet e tjera te Botes Demokratike ku vrastaret dhe kusaret kane shkuar ne burg me kohe dhe ku Gjyaktat Demokratike nuk akuzohen si spiune te rusit apo te serbit, aq me shume kur ishte Kuvendi i Kosoves ai qe miratoi unanim Gjykaten Speciale qe prangosi Hashimin, saper Shtepine Horror te Verdhe ne Burrel mos i trego babait arat se intelektuali ishte pjese e ekipit nderkombetar kur spiunet e Sigurimit te Fatos Nanos perpiqeshin te sabotonin hetimet me argumenta tejet idiote dhe fyese per intelektin e grupit nderkombetar. Klinika Mafioze Frankenshtajn per trafik organesh ne kerrthize te Pristines nuk ka nevoje per kallauz se ja nxorri bojen Kosoves kur Hashimi ishte ne Krye te shtetit, dy hapa larg zyres se tij, prandaj llogjet prej budalli nuk mund te mbulojne te verteten qe thote: “Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”

    2. Dhe meqenese ti intelektuali me pasion promovon marrjen e organeve ne shtepine e verdhe apo edhe ne ate kliniken ne Prishtine qe permende,dhe me po aq pasion shtremberon faktet dhe mbron ruset duke thene qe ata skane dore ne kete raport, po te them qe: Ai raport u inicua nga Konstantin Kosachev,kryesues i deputeteve të Federates Ruse në Keshillin e Europes bashke me rusin tjeter Mikhail Margelov,dhe deputetin serb Milos Aligrudic, si dhe deputetin ukrainas (nga Partia Komuniste Ukrainase) Yevhen Marmazov. Keta derra pra jane iniciuesit e kesaj shpifje,bashke me dick Dickun. Prandaj mos te shpifim te pakten ne shqiptaret, gjithmone nqs ti je shqiptar (dhe jo spiun serbo-rus).

      1. Arber Kosova Patrioti i killerave vrastare:

        Nuk thote intelektuali se te ekzekutuarit jane mbi 200 shqyptare tradhetare kosovare, por edhe serbe e gabele (pa permendur ketu vrasjet mafioze te deshmitareve ne Bote) pra te vraret me nje plumb pas koke ne Llapushnik nga vellezerit Balla i ka treguar Gjykata Nderkombetare ne Hage dhe jo intelektuali, kur denoi keta kriminele bedele te Fatmir Limajt qe eshte bedeli i I Hashimit dhe i bandes vrastare te tij te kamufluar nen petkun e Luftes UCK, ndryshe te gjitha vrasjet i ke me emer dhe mbiemer ne vendimin e Hages ne internet, prandaj shqyptar prej Kosove apo prej Shqypnie nuk eshte ai qe mbulon krimet e vrastareve me pushtet qe nuk lane deshmitar gjalle ne Bote, shqyptar i vertete eshte ai qe lufton per ndeshkimin e kusareve dhe vrastareve me pushtet qe Kosova dhe Shqypnia te behen njesoj si vendet e tjera te Botes Demokratike ku vrastaret dhe kusaret kane shkuar ne burg me kohe dhe ku Gjyaktat Demokratike nuk akuzohen si spiune te rusit apo te serbit, aq me shume kur ishte Kuvendi i Kosoves ai qe miratoi unanim Gjykaten Speciale qe prangosi Hashimin, saper Shtepine Horror te Verdhe ne Burrel mos i trego babait arat se intelektuali ishte pjese e ekipit nderkombetar kur spiunet e Sigurimit te Fatos Nanos perpiqeshin te sabotonin hetimet me argumenta tejet idiote dhe fyese per intelektin e grupit nderkombetar. Klinika Mafioze Frankenshtajn per trafik organesh ne kerrthize te Pristines nuk ka nevoje per kallauz se ja nxorri bojen Kosoves kur Hashimi ishte ne Krye te shtetit, dy hapa larg zyres se tij, prandaj llogjet prej budalli nuk mund te mbulojne te verteten qe thote: “Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”

  6. Nuk me pelqen ky Berati, por kete shkrim e shoh me interes , dhe opzita duhet ta votoje kete rezolute sepse eshte per te hedhur poshte rrenat e atij plehu socialist i paguar si qen i serbeve, ngren, ne nje fare menyre prestigjin e rene per toke te Shqiperise, nga keta hajdute e tradhetare! Na trajtioojne si vend afrikan, ose si lagje jevgjish!

  7. Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri nga Sali Berisha, si simbol i aktiviteteve të dyshimta, i grabitjes së pronave në bregdetet, si urë lidhëse mes familjes Berisha dhe qarqeve të Beogradit, për monopolin e importit të energjisë, për kapjen e naftës dhe gazit, për tenderat e rrugëve, për pastrim parash etj. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë së Berishës dhe të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj.Salih karaxhic berisha i kercenoje deputet qe votuan ne KE rezoluten per dik martin ne 2009 dhe sot ky kriminel serb nuk e votoje rezoluten e kuvendit,dallimin bejeni vete o shpellkaret e salihut

  8. Në 32 vjet ne marrim ndihma nga BE, ndihma nga Britani, ndihma nga Amerika dhe në vend që të shkojmë për të ndërtuar ura e shkolla, kanë shkuar për të ndërtuar vila në Gjirin e Lalzit. Berisha është një nga këta. Berisha i humbi mundësinë Shqipërisë që të hynim në një stad tjetër zhvillimi. Por pamë shpërthimet e Gërdecit, pamë se si vrau njerëz në Bulevard.

  9. Precedenti Meta do mbahet mend si politikani që i shfaqet emri në çdo skandal, vjedhjesh, trafiku, vrasjesh me pagesë apo përgjime.
    Ai ka marr disa pafajësi:
    3-0
    5-0
    7-0
    Por kjo nuk e pastroj kurrë në sytë e popullit.
    Precedenti Meta do mbahet mend si politikani i parë që partinë politike ia la me qira gruas 5 vjet deri ditën që mbaroj mandatin.
    Precedenti Meta ishte i pari politikan që zyrtarizoi vlerën e votës 50 euro në bursën zgjedhore.

  10. Me një betejë të hapur prej më shumë se një viti me Departamentin Amerikan të Shtetit pas shpalljes së tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon të kruajë brirët e karrierës së tij 30 vjecare pikërisht aty ku nuk duhet. Njëlloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura që e ndjek, i kanë shtuar edhe britanikët armiqësisë me amerikanët.

    1. Jam i një mendimi me komentuesin e orës 16.39, se Berisha bëri gabimin më të madh të karrierës së tij politike 32 vjeçare, me pretendimin për të hedhur në gjyq sekretarin amerikan të shtetit , Z.Blinken për shpifje, pas motivimit jo të dokumentuar për non gratën.
      Megjithëate, gabimi i tij edhe më i madh akoma e që e vuri në dyshim ndershmërinë e tij, ishte revanshi reovolucionar i tipit bolshevik leninist, për të sulmuar “menshevikët” siç i etiketoi ai deputetët që mbështesnin Bashën.
      Veçanërisht Berisha i kaloi caqet e gabimit e kaloi në një veprim të dhunshëm të pa precedentë, kur sulmoi selinë e PD në 8 janar, për të larguar që andej kryetarin legal të PD Basha, e kryesinë legale të kësaj partie me dhunë.
      Janë komentuar e stërkomentuar ngjarjet që pasuan “foltoret” e nuk kam ndërmend që të zgjatem për këtë, duke pranuar se për opinionin publik shqiptar, akoma edhe sot shpallja non grata e Berishës ishte një befasi, një ngjarje krejtë e papritur.
      Në bindjen jo vetëm time, kryeministri Rama gjatë qeverisjes së tij korruptive, ka pasur aq shumë skandale, e qeverisja e tij është cilësuar edhe nga DASH , por edhe nga BE si një ndër qeveritë më të korruptuara në botë, e nese do të ishte Rama i shpallur non grata nga SHBA, për pjesën më të madhe të opinionit publik shqiptar, kjo nuk do të kishte qenë ndonjë surprizë, po një lajm i pritur. e bile shpresëdhëns.
      Për tju kthyer asaj që shtron gazetari Buzhala në këtë shkkrim, përgjithësisht pajtohem me mendimet e tij, por nuk kam qenë asnjëherë dakord që Këshilli i Europës të mos ta hetonte akuzën e ndyrë të Dick Marty për transplatimin e organeve..
      Nëse nuk do të ishte bërë ai hetim, sot në gjithë botën do të kishte zënë vend akuza e mashtruesit zviceran, duke i konsideruar shqiptarët si një komb kriminal që “vret njerëz të pafajshëm për të shitur organet e tyre”.
      Një akuzë e lemerisëshme e njollë e tmerëshme për ne shqiptarët.
      Berisha e PD në ate kohë votoi pro hetimit për këtë akuzë e bëri shumë mirë, ndonëse PD ishte në pushtet.
      Përse ?
      Sepse ishte hetimi i plotë për ate deklaratë makabre të Dick Marty, që nxorri në shesh pavertetësinë e saj.
      Rama me dallkaukët e tij, i bien gjoksit si “patriotë” që nuk e votuan hetimin e sot kërkojnë një rezolutë për ndëshkimin e Dick Marty.
      Po nëse nuk do të ishte kryer hetimi, kush do tja kishte nxjerrë pisllëqet zviceranit ?
      Mos Tao Palla me Raman Rahjen ?

  11. Sa për burgosjen e Z.Thaçi e disa krerëve të UÇK e zgjatjen pafund të hetimit të tyre, ka diçka që në mënyrë flagrante nuk shkon.
    Gjykata që po e heton dosjen e tyre, si piknisje kishte akuzat e Dick Marty, që tashmë kanë rënë tërësisht e nuk përmenden në seancat gjyqësore.
    Nëse UÇK do të ishte një fomacion ushtarak me një qeveri të formuar e me gjykata , qoftë edhe në gjysmën e teritorit të Kosovës, edhe mund të hetohej për shkelje të rregullave e për krime lufte.
    Por sëpari lufta e UÇK është cilësuar si një luftë e drejtë çlirimtare, jo vetëm nga shumica e opinionit mediatik ndërkombëtar, por edhe nga Gjykata ndërkombëtare e nga shtetet më të fuqishme demokratike të botës.
    Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ndonëse quhet me emrin “ushtri”, kishte mision çlirimin e teritorit e jo qeverisjen që do të vinte pas çlirimit.
    A kanë ndodhur krime pas largimit të ushtrisë së Millosheviçit në Kosovë ?
    Të mos harojmë që UÇK pas përfundimit të luftës në Kosovë, me vendim të OKB u shpërbë dhe u çarmatos e rolin e sigurisë në Kosovë e mori UNMIK i OKB.
    Kosova në ate kohë nuk kishte as administratë të mirëfilltë shqiptare e as institucione drejtësie apo sigurie.
    Pikërisht në këtë kohë, u ushtruar nga OKB i ashtuquajturi “diskriminim pozitiv” që merte në mbrojtje minoritetin serb në Kosovë.
    Serbët ndonëse me pakicën e tyre etnike mund të nxirnin me votime të rregullta , maksimumi dy deputetë, OKB ju dhuroi me “diskriminimi pozitiv” 10 deputetë e ndër ta pati edhe serbë që kishin bërë krime e që njiheshin nga viktimat shqiptare.
    Si në çdo vend të botës , edhe në Kosovë ka pasur shqiptarë që ja shitën shpirtin djallit e bashkëpunuan me okupatorin.
    Ka pasur vërtetë vrasje të kriminelëve serbë e të bashkëpuntorëve të tyre shqiptare, por nuk besoj kursesi se këto vrasje janë urdhëruar nga udhëheqja e UÇK, me ndonjë përjashtim të vogël.
    Po kush i ka bërë këto vrasje e me çfarë të drejte ?
    Nëse një pushtues i huaj me spiunimin e një shqiptari, më ka ka vrarë mizorisht gjithë familjen, e autorët e këtij krimi që unë i kam verifikuar, lihen të lirë pa ju hyrë një gjemb në këmbë, e duke mos pasur asnjë institucion drejtësie, që ta ndjekë hetimin e krimit, emocionalisht i nxitur nga hakmarja si vetëgjyqësi, vras ndonjerin prej tyre që vazhdon të kapardiset, a mund të quhem unë “kriminel” apo që paskam bërë “krime lufte” ?
    Më del përpara krimineli serb pushtues që më ka vrarë njerëzit më të dashur , e unë duheshka të hap kodin e luftës e të shoh se ma lejon apo nuk ma lejon ai kod që të veproj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *