• |
ide | kryesore

Meta pas hapjes së negociatave: Dokumenti i BE na zbulon punët e pabëra, institucionet të reflektojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas hapjes së negociatave për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Europian.

Meta u shpreh se e sotmja është një ditë e vonuar për Shqipërinë ndërsa shtoi se dokumenti i miratuar nga BE zbulon të metat dhe punët e pabëra.

“Dua të përshëndes vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV. E sotmja edhe pse një ditë e vonuar është e shkëlqyer për Shqipërinë. Ky është një gur kilometrik. E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë. Perpsektiva europiane e rajonit është e gjallë. Sot është një ditë vendimtare për të ardhmen. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë.

Dokumenti i miratuar nga BE na zbulon të gjitha të metat dhe punët e pabëra ose të bëra keq. Korniza e Bundestagut përmban të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë europiane.

Anëtarësimi në BE është e vetmja rrugë që garanton aq paqe. Siguri dhe begati që qytetarët tanë e kërkojnë në vendet e tjera. U kërkoj institucioneve të reflektojnë pa vonesë në detyrat që kërkon ky proces. Urime shqiptarëve dhe mirënjohje miqve tanë që sot i kemi më të shumtë dhe më të afërt se dje”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *