• |
ide | kryesore

Michael Jordan në kërkim të cigareve, habit pronarin e dyqanit në Milano: foto e ish-kampionit bën xhiron e botës

-Instant, Sport



Një udhëtim i shkurtër në Milano për ish-yllin e NBA, Michael Jordan. 59-vjeçari MJ ka bërë një shëtitje nëpër rrugët e qendrës së Milanos, duke u ndalur në një dyqan purosh, siç dëshmohet nga një foto e shpërndarë nga vetë pronari në faqen e Facebook të ‘La Giornata Tipo’. “Përshëndetje djema, emri im është Luca dhe menaxhoj Casa Del Habano në Milano. Sot një burrë i gjatë hyri në dyqan dhe më pyeti nëse kisha disa lloje purosh. E pashë më mirë dhe e kuptova. Mu dridhën këmbët… Sot i kam shërbyer Michael Jordan”, ka shkruar pronari.

Pasdite Jordan, pasi mbërriti në Linate me avionin e tij privat, hëngri drekë me miqtë në një restorant në qendër të qytetit. Në mbrëmje, në bordin e një makine me xhama të errët, Jordan, pronari aktual i Charlotte Hornets, është drejtuar, për të shijuar darkën, në restorantin ‘Langosteria’, në zonën e Solari, shpeshherë i frekuentuar nga futbollistë dhe persona VIP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *