• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për ditën e sotme: I nxehti afrikan pushton vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Masat ajrore me origjinë nga Afrika do të jenë prezente sot në Shqipëri, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra.

Sipas MeteoAlb, pritet që në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *