• |
ide | kryesore

PO NDODH/ Guardia di Finanza dhe policia në ndjekje të një skafi në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion është duke u zhvilluar prej disa orësh në bregdetin e Vlorës. Mësohet se në ndjekjeje të një mjeti lundrues të paidentifikuar që erdhi nga Greqia janë përfshirë anije të Guardia di Finanza dhe marinës shqiptare.

Sipas të njëjtave burime tashmë është ngritur edhe një helikopter ndërsa ndjekja e mjetit lundrues vijon në det të hapur pasi dyshohet se ka drogë.

Për mjetin në fjalë krahas Guardia di Financës janë njoftuar edhe avionët Frontex. Patrullime të policisë edhe pranë fshatit Delisuf në grykëderdhje të Vjosës nga policia e qarkut. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *