• |
ide | kryesore

Shpërthen në flakë makina në autostradën Tiranë – Durrës, bllokohet qarkullimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rinasit, Qafë



Një makinë ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ende nuk dihen motivet e zjarrit në mjet, ndërkohë që për shkak të këtij aksidenti është bllokuar trafiku.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Detaje nga policia: 
Me datë 19.07.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *