• |
ide | kryesore

U ble për të bërë të harrojë Haaland, dramë për Haller: sulmuesi i Borussia Dortmund ka një tumor

-Instant, Sport



Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, 28 vjeç, vuan nga kanceri i testikulit. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman, duke shtuar se lojtari ka lënë grumbullimin në Zvicër për t’u trajtuar. “Kanceri i testikulit u zbulua” pas “ekzaminimeve të hollësishme mjekësore”, shpjegoi klubi në faqen e tij të internetit, duke shtuar se Haller “u ankua se nuk ndihej mirë pas stërvitjes të së hënës në mëngjes”.

Lojtari i marrë nga Ajax në merkaton e verës për të zëvendësuar Erling Braut Haaland, i cili u transferua te Manchester City, është rikthyer në Dortmund, sqaroi klubi, duke shtuar se “testet e mëtejshme do të bëhen në një qendër të specializuar mjekësore”.

“Lajmi i sotëm ishte një tronditje për Sebastien Haller dhe për të gjithë ne,” tha drejtori sportiv, Sebastian Kehl. E gjithë familja e BVB i uron Sebastien një shërim të plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ai të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm”.

“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e lojtarit dhe e familjes së tij dhe të mos bëhen pyetje. Sapo të kemi më shumë informacion, do t’ju informojmë në konsultim me lojtarin”, bëri të ditur Borussia Dortmund.

HALLER NË RRJETET SOCIALE: “SHIHEMI SË SHPEJTI NË FUSHË”

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë me një postim në rrjetet sociale falënderoi tifozët për mesazhet e marra: “Dua t’ju falënderoj sërish nga zemra për mesazhet e shumta të marra. Jam shumë i prekur që kam ndjerë dashurinë tuaj dhe kam përshtypjen se nuk meritoj kaq shumë. E di që falë jush kjo do të jetë vetëm një provë tjetër në rrugën time. Shihemi së shpejti në fushë për të festuar fitoret tona të radhës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *