• |
ide | kryesore

1480 raste të reja me Covid, ndërron jetë 74-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i të infektuarve me COVID është rritur në vendin tonë, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 1480 raste. Nga 3014 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 603 qytetarë në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnjë, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik.

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 74- vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (20 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1480
Të shëruar në 24 orë 1106
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3014

Testime totale 1,892,165
Raste pozitive 300,058
Raste të shëruara 287,018
Raste Aktive 9,519
Humbje jete 3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,530
Durrës 746
Fier 715
Vlorë 494
Shkodër 427
Berat 381
Elbasan 252
Lezhë 252
Gjirokastër 230
Korçë 203
Dibër 117
Kukës 72



1 Comment

  1. Kaq raste nuk kishte kur ishte fillimi dhe kulmi Covidit apo perhap panik se kane ngele varikarsinat neper magazina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *