• |
ide | kryesore

Berisha: Do shkoja në Bruksel nëse më ftonte Rama, por…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se shkoi në Bruksel si monist. Ai tha se Rama shmangu opozitën duke mos e ftuar atë.

“Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij. Mos u çuditni. Do ju tregoj një gjë nga historia, por të vërtetë. Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE.

Brukseli u përgjigj: “Jo”, – tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik. I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria…por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën. Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel. Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, po të më ftonte do shkoja. Por t’a harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo. Do të shkoja për t’u përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit” – tha Berisha në një takim në Durrës. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. ti je leter e djegur o Non Grata dhe Edi Rama as qe ta ve ne pordhe fare Ti per shqiptaret nuk ekziston Ndoshta ekziston per shpellaret Ti po vdes te ta varin pak po e ke te kote

  2. Askush nga këta që janë sot deputetë të PD, nuk e ka më të sigurtë mandatin e deputetit, edhe sikur t’i lajnë këmbët Saliut, Lirisë, Argitës, e Shkëlzenit e ta pijnë ujin në shenjë besnikërie. As sikur gjithë të brendshmet t’i blejnë tek dyqani i Bllokut. Salihu thot nje fjale se kunton se e pjerdh njeri ne bruksel,ky pa parti kerkon te ishte ne delegacion e kuptoni o shpellkaret salihut me ne krye xixa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *