• |
ide | kryesore

“E di që duhet të shënojë shumë gola”: Barcelona prezanton Lewandowskin, debutimi kundër Real Madrid

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Barcelonës ishte dita e madhe e prezantimit të Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtari i ri i blaugranave në çatinë e hotelit në Miami që është akomoduar skuadra. “Faleminderit të gjithëve, mezi pres të fitoj tituj me këtë klub të madh. Do të punoj shumë në fushë. Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë, kam bërë stërvitjen e fundit me shokët e mi të rinj dhe ndihem gati”, tha polaku.

Ndeshja debutuese me fanellën katalanase për Lewandowskin është një Clasico, edhe pse këtë herë vetëm një miqësore. Polaku so të zbresë në fushë për herë të parë me blaugranat në ndeshjen ndaj Real Madrid që do të zhvillohet në SHBA më datë 24 korrik. “Është fantastike të jesh këtu. E di që duhet të shënoj shumë gola dhe të ndihmoj ekipin, do të jetë sfida ime; jam i uritur për sukses. Ka shumë cilësi në ekip, shumë potencial. Kemi shumë punë për të bërë”, përfundoi Lewandowski.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *