• |
ide | kryesore

Ethan Hawke: Do tërhiqem së shpejti nga aktrimi

-Instant, Paparazzi, Slider



Ethan Hawke ka deklsuar se është në “aktin e fundit” të karrierës së tij dhe pohoi se rolet në film do të jenë të kufizuara për të në të ardhmen.

Aktori ka qenë prezent në Hollywood që nga vitet tetëdhjetë, pas rolit të tij të parë në dramën e vitit 1989, Dead Poets’ Society.

Që atëherë, ai ka qenë i nominuar për dy çmime Oscar për aktorin dytësor dhe është i njohurpër disa role, duke përfshirë Jesse në trilogjinë Before Sunrise.

Megjithatë, Hawke ka lënë të kuptohet se pensioni është në horizont, duke e deklaruar veten tani si “një aktor i vjetër”.

“Unë e preferoj këtë,” u shpreh Ethan për IndieWire. “Më duket sikur luajtja e John Brown në The Good Lord Bird ishte kjo për mua: fillimi i karrierës sime ‘si i vjetër’, fillimi i aktit tim të fundit.”

Ai vazhdoi të tregonte se kur shikon mbrapa punën e tij, ka disa filma të cilat do dëshironte mos t’i kishte realizuar.

“Patjetër që e gjej veten duke kërkuar një filmografi dhe duke menduar se cilat prej tyre mund të kisha hequr.

“Kur isha më i ri, mendoja: ‘Do të bëj këtë, do të bëj atë, kjo do të jetë një përvojë e mirë mësimi dhe më pas do ta provoj këtë’, sepse kujtoja se kisha gjithë kohën në botë .

“Tani, unë jam si, “Unë nuk mësova asgjë nga ai film, dhe do i kisha kaluar ato tre muaj më mirë me familjen time.”

Aktori Brad Pitt shprehu gjithashtu se po mendonte largmin ndërsa promovonte adaptimin e ardhshëm të librit komik Bullet Train.

Duke folur për GQ, Pitt tha: “E konsideroj veten në fazën time të fundit, këtë semestër apo tremujor të fundit. Cili do të jetë ky seksion? Dhe si dua ta dizajnoj atë?”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *