• |
ide | kryesore

Fier, babë e bir plagosen me thikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Babë e bir janë plagosur me thikë nga një person në Fier. Ngjarja ndodhi ne zonën e Qenasit. Autori i ngjarjes u arrestua pasi plagosi babanë e moshuar dhe djalin e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *