• |
ide | kryesore

Flamuri i BE mbi kryeministri/ Rama zhvesh pas pesë ditësh kostumin e sovranistit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka zgjatur vetëm pesë ditë roli i sovranistit që Edi Rama mori mbi supe ditën e premte, kur prezantoi nismën e amnistisë fiskale dhe sulmoi ambasadorët si njerëz që nuk kishin respekt për shqiptarët. Ishte momenti kur ambasadorja franceze dhe ai gjerman braktisën ceremoninë dhe Rama shpërtheu në akuza që u interpretuan si një kthesë e fortë politike, që kishte për qëllim kalimin e amnistisë fiskale.

“Ne e kemi pranuar qoftë edhe shprehjen më mirë m…sesa i vogël, ama të huajt për budallej nuk na bëjnë dot” u shpreh Rama në takim duke vazhduar me deklarata si “Ata po na trajtojnë si njerëz me bisht” dhe se ata “po tregojnë mungesë respekti ndaj shqiptarëve dhe qeverisë të tyre”.

Por këtë të mërkurë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së mbi kryeministri, Rama ka folur me një gjuhë krejt tjetër. Ai vlerësoi me superlativa ambasadorët, ndërsa përcolli me tone sarkastike atë që e quajti “sovranizëm katundaresk”. 

Lexo më tej: Rama po vjedh valën sovraniste që ngriti Berisha 

“Kjo arritje historike (hapja e negociatave) nuk mund të mendohej pa partnerët tanë ndërkombëtarë, po aq sa mund të mendohej reforma në drejtësi pa aleatët tanë strategjikë. Ideja se Shqipëria mund të bëjë edhe pa ata, se mund të nxjerrë dhëmbët e ndryshkur të një sovranizmi katundaresk dhe t’i hipin kalit të Xhike Qamilit dhe për ta katandisur vendin në një leckë që fshin njollat e mëkateve të tyre, është thjesht shëmbëlltyra e marrëzisë ballkanike dhe që bie ndesh me atë që përfaqëson BE-ja” u shpreh Rama.

Kryeministri nuk ngurroi të kërkojë ndjesë për atë që “u kanë dëgjuar veshët” ambasadorëve, duke e lënë të paqartë nëse ndjesa ishte për fjalët e tij apo të politikanëve të tjerë.

Mbetet për t’u parë ndjesa e Ramës do të shoqërohet me tërheqjen nga amnistia fiskale e cila u bë shkak për përplasjen e kryeministrit me ndërkombëtarët.



5 Comments

  1. Qe nga veshjet ceremoniale duket nje shtet ca niveli eshte! Si shtet karnaval! Mos flasim pastaj per dritat e bordellos se nderteses se KM.

    Ta gezojme flamurin e komfederates europiane.

  2. ““Ne e kemi pranuar qoftë edhe shprehjen më mirë m…sesa i vogël, ama të huajt për budallej nuk na bëjnë dot” u shpreh Rama”

    Ed mos u prish me të huajt se ata po të mbajn gjall, jo se je burr i mir, po që mir ja bëre kjo s’do mend…. Edhe ora e prishur është dy herë e sakt në dit.

  3. Linda Maxwell duhet tja japi mire dozen Ramashtejn kur del per fjalome🤡🤥🤡 thotë:

    Linda Surreli kontrolloje burrin kur e nxjert nga shtepia Jo vetem kostumet e musteqet💩👎💩👎

  4. Ramashtejn dhe Madame Madewell Po ju vjen dita e hakmarjes per te keqiat qe i keni bere ketij populli dhe femijve tame!!!Ju ishit me te urryerit sot me ate ceremoni!!!Percaresh dhe cinike dhe kush ju Hajdute te certifikuar bashke me qeverine super hajdute Ty Linda te kane zene me shume Avujt e droges qe merr ai!! Mallkimi sapo ka filluar Per rinine qe syrgjynoset vetem qe ju te vidhni deri ne palce kete vend!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *