• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i dekompozuar në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një trup i dekompozuar u gjet ditën e sotme në vlorë. Policia e Vlorës zbardh detaje nga trupi i dekompozuar, që u gjet sot në qytetin bregdetar dhe ku kishte dyshime se trupi i viktimës kishte qëndruar për rreth 7 ose 10 ditë.

Policia njofton se trupi i pajetë, i paidentifikuar ende, është gjetur në katin e katërt të një pallati në ndërtim.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar.

 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja u regjistrua pranë sheshit të Flamurit.
Vijon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *