• |
ide | kryesore

I kërkon Prokuroria dëshminë/ Nipi i deputetit të PS-së: Nuk kam lidhje me masakrën e Fushë Krujës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja, reagon për gazetaren Klodian Lala, pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ramazan Rraja thekson për gazetaren Lala se nuk ka asnjë lidhje me masakrën, dhe se ndodhet jashtë Shqipërisë. Ai shprehet se po sulmohet vetëm ngaqë është nipi i deputetit socialist.

“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtesisht per cdo krim. Dua te shtoj dhe qe po sulmohem vetem per arsyen se jam nip i nje deputeti se kuptoj arsyen per cfar etemri xhaxhit per cdo rast”, tha Rraja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *