• |
ide | kryesore

Laçi, transfertat i sjellin fat: Duro i beson kapitenit Mazrekaj

-Instant, Sport



Skuadra që fiton nuk ndryshohet dhe Shpëtim Duro e di shumë mirë. Jo vetëm rezultati që mori në transfertën e Malit të Zi kundër Iskras, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Conference League, por edhe performanca e bërë nga bardhezinjtë ishte nga ato që e kanë bindur teknikun të mos ndryshojë edhe në vigjilje të transfertës në Moldavi, kundër Petrocub. Mënyra si bardhezinjtë u imponuan, i ka dhënë indikacionet Duros se korigjimet taktike e teknike të bëra në krahasim me 90 minutat e debutimit në këtë turne, kanë qenë të duhurat.

Kështu, Ziko do të qendrojë i spostuar në mesfushë e Mazrekaj, njeriu gol kundër Iskras, do të luajë përsëri në të majtë të sulmit, aty ku është provuar se i bën keq kundërshtarëve. Një fanellë titullari edhe për Cucin, ndërsa Turkaj duhet të ndajë krahët e mbrojtjes edhe njëherë me Velkoskin. Mesfusha kompletohet nga Ujka e Spahiu, ndërsa në sulm do të udhëheqë Guindo, i furnizuar nga Mazrekaj e Akiniemi.

Kështu, nuk do të ketë ndryshime në emra, por në pozicionimin imponues që do të jetë një detaj i rëndësishëm, me orinentimin e teknikut për të marrë ndeshjen nën kontroll, edhe pse në transfertë, në kërkim të një kualifikimi tjetër, që do të hapte rrugë të reja për Lacin, që pastaj në raundin e tretë mund të masë forcat me një kundërshtar më prestigjoz. Laci është skuadra e vetme shqiptare, deri tani, që ka kaluar një raund kualifikues, ndaj dhe pritshmëritë janë shumë të larta mbi kurbinasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *