• |
ide | kryesore

“Motive personale”: Rabiot përjashton veten nga turneu në SHBA, por ka edhe një hipotezë të dytë

-Instant, Sport



Një lajm i papritur, që i ka habitur të gjithë: Adrien Rabiot nuk do të marrë pjesë në turneun veror të Juventusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Francezi e komunikon këtë në historitë e tij në Instagram: “Në marrëveshje me klubin dhe për arsye personale, do të qëndroj në Itali dhe do të përfundoj stërvitjen time fizike”. Një njoftim që sigurisht do të ngjall shumë dyshime dhe thashetheme për lamtumirën e tij të mundshme nga Continassa, pas tre vitesh ulje-ngritje me Juventus. Megjithatë, për momentin nuk është bërë asnjë ofertë konkrete për lojtarin.

Juventusi i Max Allegrit do të niset për në SHBA këtë të enjte, më pas të shtunën do të nisë seria e miqësoreve të luksit: fillimisht Chivas, pastaj Barcelona dhe në fund Real Madrid. Mungesa e Rabiot i shtohet atyre të Chiesa, Arthur dhe Kaio Jorge, për të mos përmendur atë të De Ligt që sapo është shitur te Bayern Mynih.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *