• |
ide | kryesore

Netflix zbulon planet e tij me pagesë për ndarjen e fjalëkalimeve

-Instant, F1, Stil



Netflix po provon një veçori të re që do të tarifojë përdoruesit që duan të “shtojnë një person” në llogarinë e tyre, pra të ndajnë fjalëkalimin e tyre.

Në një deklaratë të shpërndarë të hënën, Chengyi Long-Drejtori i Inovacionit të Produktit të Rritjes së Netflix-it tha se “ndarja e gjerë e llogarive” ka potencialin të pengojë qëllimet afatgjata të kompanisë.

“Gjatë 15 viteve të fundit, ne kemi punuar shumë për të ndërtuar një shërbim transmetimi që është i lehtë për t’u përdorur, përfshirë për njerëzit që udhëtojnë ose jetojnë së bashku,” thuhej në deklaratë. “Është mirë që anëtarët tanë i duan filmat dhe shfaqjet televizive të Netflix aq shumë sa duan t’i ndajnë ato më gjerësisht. Por ndarja e gjerë e sotme e llogarive ndërmjet familjeve minon aftësinë tonë afatgjatë për të investuar dhe përmirësuar shërbimin tonë.”

Funksioni “Shto një përdorues” do të nisë muajin e ardhshëm në Argjentinë, Republikën Domenikane, El Salvador, Guatemalë dhe Honduras. Sipas transmetuesit, përdoruesit që duan të ndajnë fjalëkalim do të kenë një opsion ku do të paguajnë një tarifë shtesë në muaj.

Abonentët e Planit Bazë lejohen të shtojnë vetëm një llogari shtesë, ata në planet Standard dhe Premium mund të shtojnë deri në dy dhe deri në tre, respektivisht.

Aktualisht nuk është e qartë se kur, ose nëse, kjo veçori e saktë do të shpërndahetnë SHBA. Në deklaratën e së hënës, veçanërisht, Netflix tha se ndryshime të ngjashme nuk do të bëhen në rajone të tjera “derisa të kuptojmë më mirë se çfarë është më e lehtë për anëtarët tanë”.

Siç është raportuar më parë, një veçori e ngjashme – e njohur si “Shto Anëtar shtesë” – u lançua në Kili, Kosta Rika dhe Peru në fillim të këtij viti, si pjesë e asaj që Netflix e ka përshkruar si eksplorimin e tij të kujdesshëm të fitimit të parave nga ndarja e fjalëkalimeve./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *