• |
ide | kryesore

“Njeriu me maskë” zyrtarisht i Romës: Dybala prezantohet në mënyrë ikonike

-Instant, Sport



Paulo Dybala është zyrtarisht një lojtar i Romës: klubi verdhekuq parapriu njoftimin përmes një postimi në Tëitter me sytë e argjentinasit dhe një orë rëre dhe, pak më pas, konfirmoi se lojtari ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025 dhe se do të mbajë numrin 21. “Ditët që më çuan te kjo firmë ishin një kombinim i shumë emocioneve: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte, bëri diferencën – ishin fjalët e tij të para -. Arrij në një ekip në rritje, me një shoqëri që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner, José Mourinho, me të cilin është privilegj të punoj. Si kundërshtar e admiroja atmosferën e krijuar nga tifozët verdhekuq, tani mezi pres të mund t’i përshëndes me fanellën e Romës”.

Ende nuk është caktuar data për konferencën e parë për shtyp të Joyas, por mund të jetë 6 gushti, me prezantimin para tifozëve një ditë më pas në Olimpico, në ndeshjen miqësore kundër Shakhtar Donetsk. Nga ana tjetër, dihet data e debutimit të tij me verdhekuqtë, e planifikuar për këtë të shtunë në një miqësore kundër Nice.

“Përfshirja e Dybala në projektin tonë dëshmon për besueshmërinë e Klubit dhe mirësinë e punës që po kryejmë të gjithë së bashku”, komentoi drejtori i përgjithshëm i zonës sportive të klubit, Tiago Pinto. “Paulo është një futbollist i staturës botërore, ka fituar tituj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare: ai do të sjellë klasin e tij në Romë dhe jam i sigurt se me të do të jemi më të fortë dhe më konkurrues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *