• |
ide | kryesore

Rikthehet Khloe në Instagram, çfarë ka për të thënë për Tristan

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas një ndërprerjeje gati njëjavore në rrjetet sociale, Khloe Kardashian është riktheyr në Instagram. Ylli i reality-showt publikoi një foto së bashku me vajzën e saj me Tristan Thompson, 4-vjeçaren True.

“Unë dhe vajza ime më e mirë krijojmë kujtimet më të mira”, ka shkruar ajo krahas fotove fotove, duke bërë të qartë se fëmijët e saj do të jenë gjithmonë prioriteti për të. Ajo shtoi: “Unë do të të jem gjithmonë krah teje engjëlli im”.

Në fotot, të cilat duket se janë shkrepur nga udhëtimi i fundit i Khloe-t për ditëlindjen tropikale në Turks dhe Caicos , themeluesja e “Good American” pozon në det e veshur me rroba banje me print ushtarak, ndërsa True varet në shpinë.

Para këtij, postimi i fundit i Khloe-s ishte më 13 korrik, postimi i mëparshëm, vetëm disa orë para se të shpërndahej lajmi se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Tristian Thompson nëpërmjet një surrogate.

Së bashku me True, Tristian është edhe baba i Prince, me ish-partneren Jordan Craig. Ai ka edhe një djalë 7-muajsh Theo me Maralee Nichols . Ndërsa ylli i Kardashians dhe lojtari i NBA një djalë – një burim afër tyre këmbëngul se të dy nuk janë aktualisht çift.

“Khloe dhe Tristan nuk janë përsëri bashkë dhe nuk kanë folur që nga dhjetori për çështjet e bashkëprindërimit,” tha burimi i brendshëm për E News . “Fëmija u ngjiz përmes një surrogate përpara se t’i zbulohej Khloe-s dhe publikut se Tristan do të kishte një fëmijë me dikë tjetër në dhjetor”.

Ndërsa Khloe nuk e ka trajtuar në mënyrë specifike lajmin e fëmijës së dytë me Tristan, motra e saj Kim Kardashian postoi disa mesazhe të fshehta në InstaStory, duke thënë se “jeta është shumë e shkurtër për t’u zgjuar me pendesa”, duke lënë të kuptohet që ky është komenti i saj për situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *