• |
ide | kryesore

VIDEO/ Turistit zviceran i grabisin orën në Napoli, por ia kthejnë se ishte …false

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje të pazakontë të ndodhur në qendër të Napolit në Itali. Një turist zviceran i ulur mbrëmjen e së dielës në një lokal në Piazza Trieste e Trento ka rënë pre e një grabitjeje me armë.

Sipas një videoje të publikuar nga mediat italiane shihet një person që i afrohet turistit të ulur me miqtë në tavolinë dhe pasi i vendos armën në kokë i rrëmben orën nga dora.

Grabitësi hipën më pas në një furgon dhe largohet nga vendngjarja. Ajo që nuk pritej është se pas disa minutash, një person tjetër, edhe ky i armatosur i është afruar turistit dhe i ka kthyer orën.

Sipas të njëjtave burime personi i dytë ka deklaruar se ora është false. Policia ka marrë kamerat e lokalit dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Pyesni kamarieret, pasi asnje nuk vjen rastesisht dhe i shkojne syte ke ora. Gjeja e pare qe te kerkon eshte kuleta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *