• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA jep alarmin: Rrezik sulmi ndaj kampit në Manzë në 23-24 korrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar para pak çastesh një njoftim në rrjetet e saj sociale për një kërcënim të mundshëm të kampit të iranianëve të MEK në Manzë.

“Qeveria amerikane është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet në kampin e MEK në Durrës në datat 23 dhe 24 korrik” – thuhet në njoftim që vijon me një sërë këshiollash për qytetarët amerikanë.

“Shmangni këtë aktivitet, monitoroni mediat lokale, të jeni të vëmendshëm për ambientin që u rrethon dhe mbani një profil të ulët” – thotë Ambasada e SHBA që ka vënë në dispozicion edhe disa numra kontaktesh.

Ky njoftim vjen në vazhdën e hetimit të SPAK për zbulimin e një celule iraniane në vendin tonë që kishte si synim të godiste kampin e MEK në Manzë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Jemi krhyer ne nje koloni te pashprese. Se cdare na duhej te strehonim nje organizate terroriste ne vendin tone dhe ta ejojme ate te bej agjitacion e propagande kundra nje vendi tjeter, vetem kolonistet e dine. Kur behet fjale pastaj per para te pista behemi sovranist. Nderkohe siguria komberare eshte cenuar nga te katra anet.

    1. Po te bejne vetem propagande eshte gjysma e te keqes, por problemi i madh eshte se ata jane si bombe me sahat qe do perdoren nga Amerikanet si mercenare kunder Iranit nje dite per te filluar “kryengritjen”, sic bene ne Siri me ISIS e ne Libi. me terroriste te tjere, prandaj ju duhen qe i mbajne.
      Se cfare mutin i duhet Sales e Rames te fusi vendin ne armiqesi me nje vend te madh e me peshe si Irani vetem keta plehra e dine. Po te ishte kaq kollaj me Iranin do ti kishin rene sic i rane Irakut kot fare. Agresion pa shkak.

  2. Ambasada afgane njofton qytetaret e saj te qendrojne larg tubimeve me rastin e festes se 23-24 korrikut…….

  3. Sir Stuart Peach, theksoi përmes një editoriali se individët shqiptarë të sanksionuar kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. “Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *