• |
ide | kryesore

Ambasadori britanik kundër amnistisë fiskale të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadori britanik



Pas ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës që u larguan nga i ashtuquajturi “konsultim” publik për nismën e amnistisë fiskale, një tjetër vend i rëndësishëm shpreh shqetësim për të.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith tha në një intervistë për Tv Klan se ka pasur diskutime të shumta me qeverinë shqiptare.

“I kemi dëgjuar me shumë kujdes, përfshirë Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Gjithashtu dhe politikanë të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ka një sërë shqetësimesh dhe mendoj se Mbretëria e Bashkuar ndan këto shqetësime me partnerët e saj ndërkombëtarë, si Bashkimi Europian.

Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për mënyrën se si masa të tilla mund të shfrytëzohen nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

Nuk është mbi bazën e principeve të amnistisë fiskale sepse në një mënyrë apo në një tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv, por nga ana negative është se a mund të bëhet diçka e tillë duke shmangur kriminalitetin dhe problemet që masa të tilla sjellin. Këto janë problemet që kemi në diskutimet e tanishme dhe do të vijojmë bisedimet mbi këtë çështje për t’u siguruar se nuk do të ketë impakt

Ne jemi me të vërtetë të shqetësuar për momentin, se propozimi aktual nuk do të shmangë problemet që fola pak më parë dhe situata mund të shfrytëzohet” – tha King-Smith. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Vazhdo rri i shqetesuar!
    Udheheqja nuk piet per njerez te dishimte si ju!
    Rrofte binomi Parti-Patronazhist!

    1. hahahahahaaaaaaaaaaaa ………
      mos u shqeteso , palloshi eshte idiot por jo deri ne ate pike .
      Ai e kupton shume mire se kur duhet te thot stop .
      mos shiko qe bene cubin me ne
      kur eshte para ketyre rrine si kurve e çvirgjerur edhe nga veshet

      1. Departamenti i Shtetit e kanë kthyer në betejë kundër perëndimit përfshirjen në këtë listë. Ata janë Sali Berisha dhe lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili në fakt ngjan si i dërguari i Putinit në Ballkan.

        Ngushtimi i lakut për udhëheqësit e korruptuar të Ballkanit nga SHBA tanimë dhe nga Britania e madhe dhe shumë shpejt nga gjithë vendet e Bashkimit Evropian

        1. o Frrok, ke ngaterru portal. Postoji te ATSH-ja keto lajme per sufllaqexhinj! Te fala Lenc Van Gjelit

  2. Teorikisht ky nuk eshte kunder por mund te kete probleme me kriminelet. Rama do fuse nje nen ne te cilin do thote qe duhet prezantuar nje certifikate penale e paster! Game Over

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *