• |
ide | kryesore

Beyonce zbulon këngët që janë në albumin ‘Renaissance’

-Instant, Paparazzi, Slider



Beyonce ka zbuluar së fundmi titujtë e 16 këngëve që do të shfaqen në albumin e saj të shtatë në studio Renaissance, i cili do të publikohet më 29 korrik përmes Parkwood Entertainment dhe Columbia Records.

Përveç këngës kryesore “Break My Soul”, e cila u publikua muajin e kaluar, Renaissance do të shfaqë këngë të titulluara “I’m That Girl”, “Cozy”, “Alien Superstar”, “Cuff It”, “Energy”, “Church Girl ,”  “Plastic Off the Sofa,” “Virgo’s Groove,” “Move,” “Heated,” “Thique,” “All Up in Your Mind,” “America Has a Problem,” “Pure/Honey,” dhe “Summer Renaissance.”

Përpara publikimit të albumit, Beyoncé, i befasoi fansat në fillim të kësaj jave duke krijuar një llogari në TikTok. Në videon e saj të parë në TikTok, krijuesja e hiteve “Love on Top” postoi  një seri klipesh nga videot që përdoruesit kanë ngarkuar në aplikacionin e mediave sociale me këngën ‘Break My Soul”. Në video, shumë përdorues – përfshirë reperen Cardi B – shihen duke kërcyer.

Renaissance do të shënojë albumin e parë solo të artistes në gjashtë vjet. Ajo më parë publikoi këngën Dangerously in Love të vitit 2003, B’Day të vitit 2006, I Am… Sasha Fierce të vitit 2008, 4 të vitit 2011, Beyoncé të vitit 2013 dhe Lemonade të vitit 2016.

Më 30 qershor, fituesja e Grammy-t zbuloi kopertinën madhështore të albumit në rrjetet sociale.

“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur arratisje gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere,” shkroi ajo në Instagram. “Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt.”

Ajo vazhdoi, “Një vend për të bërtitur, lëshuar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj që të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë ./Lapsi.al

https://www.instagram.com/beyonce/?hl=en

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *