• |
ide | kryesore

Djokovic i regjistruar në US Open, nuk mund të hyjë në New York: amerikanët me dy standarde

-Instant, Sport



Tenisti serb është i regjistruar për turneun, por nëse nuk ndryshon rregulli për ndalimin e hyrjes në Nju Jork për të pavaksinuarit, do të duhet të mungojë në takimin veror. Situatë e ngjashme me atë të futbollistit të Juventusit, Adrien Rabiot, i cili duhej të hiqte dorë nga turneu i ekipit të tij në Shtetet e Bashkuara, sepse nuk ishte vaksinuar plotësisht me tre doza, siç e kërkon protokolli amerikan.

Të rejat nga Shtetet e Bashkuara konfirmojnë se Novak Djokoviç, për momentin, nuk mund të marrë pjesë në Grand Slamin e fundit të sezonit, me startin në 29 gusht, sepse nuk mund të shkelë ende vendin sipas rregullores. Emri i fituesit të ri të Wimbledon, megjithatë, shfaqet akoma në listën e hyrjeve të turneut. Në njoftimin për shtyp të publikuar nga profilet sociale të turneut Slam, lexohen edhe dy rreshta në të cilat specifikohet se: “US Open nuk ka një mandat vaksinimi për lojtarët, por do të respektojë qëndrimin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për shtetasit e pavaksinuar jo-amerikanë”.

Ndërkohë, në platformën e internetit Change.org ka nisur një fushatë firmash që Shtetet e Bashkuara t’i lejojnë Noles një përjashtim: “Nuk ka absolutisht asnjë arsye në këtë fazë të pandemisë për të mos lejuar Djokoviç të luajë US Open. Qeveria amerikane dhe USTA duhet të punojnë së bashku për ta lejuar serbin të luajë. Nëse lojtarët e pavaksinuar amerikanë mund të luajnë, një nga legjendat e sportit duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë “është teksti i peticionit, i cili tashmë ka mbledhur 12,000 firma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *