• |
ide | kryesore

Draghi rikonfirmon dorëheqjen, Italia pritet të mbajë zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri italian Mario Draghi ka rikonfirmuar ditën e sotme, dorëheqjen e tij tek Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella. Komunikimi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Ugo Zampetti ndërsa parashikimet thonë se brenda javës Parlamenti do të shkrihet ndërsa pritet të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi Mattarella-Draghi ka qenë procedural dhe ka zgjatur më pak se 40 minuta. Gjatë ditës do të vijojnë takimet mes presidentit Mattarella dhe kryetarëve të parlamentit dhe senatit për të zbatuar procedurat e nevojshme.

Italia po përgatitet për diçka jashtëzakonisht të rrallë në historinë politike të vendit, përkatësisht një fushatë elektorale në mes të verës. Sipas  La Repubblica, zgjedhjet pritet të mbahne më 2 ose 9 tetor, por edhe, 25 shtatori është gjithashtu një datë e mundshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *