• |
ide | kryesore

Europa përjeton thatësirën më të keqe të 1200 viteve të fundit

-Instant, Arkiva, Planet



Sa herë që vjen vera dhe për rrjedhojë vapa e madhe, ditët tona shndërrohen në terma meteorologjikë, që normalisht i injorojmë për pjesën tjetër të vitit, shkruan focus.it.

Një prej tyre është edhe i ashtuquajturi “Anticikloni i Azoreve”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të të gjithë Mesdheut.

Çfarë shtë Anticikoni i Azoreve?

Burimi i të gjitha ”vuajtjeve” tona të verës, Anticikloni i Azoreve po përkeqësohet.

Kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në ”Nature Geoscience”, që analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe që tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në ritëm më të lartë se ai i 1 000 paraardhësve.

Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.

Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve. Në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik, e përshtatshme sidomos për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për 30 vjet në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë).

Ndërkohë, një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën Jugore.



1 Comment

  1. Vertet njerzimi ka perjetuaŕ po perjeton dhe do te perjetojne .deri ne mbylljen e jetes ne toke frytet dhe rendimentin e punes se angazhimit vet.ceshtja qendron .se kur do binden ky njerzim se e verteta me vlerat virtytin hakun jep qartesi gjalleri zgjillje shpres shpetim nese njerit veprojn sipas saj kurse padrejtesijsija.ka antivlerat.shkatrrim humbje ndeshkim nese nuk ndryshojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *