• |
ide | kryesore

Gjobë 30 milionëshe pas sulmit kibernetik? Rama sulmon Top Channel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama sulmoi sot televizionin Top Channel duke e quajtur të pavërtetë lajmin për një gjobë 30 milion euro të kërkuar pas sulmit kibernetik që përfshiu sistemin e AKSHI dhe bllokoi E-albanian.

Lexo më tej: Sulmi kibernetik, Rama i ashpër me Top Channel: Ndalni menjëherë shpifjet! 

Sipas Ramës, Top Channel u përfshi në një fushatë desinformimi duke ngritur konspiracione përmes lajmeve të pavërteta në lidhje me sulmin kibernetik.

Nuk është sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm, as nga grupe të kësaj bote të errët që shpesh bëjnë sulme ndaj shteteve edhe në SHBA për të vendosur gjoba. Ky është agresion i organizuar nga një shtet. Nuk e kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve të dyshuara. Shpresojmë ta bëjmë në vijim. Kjo është pjesa më delikate e investigimit. E dyta, është shumë e rëndësishme të thuhet se roli i disa burimeve të informacionit me në krye Top Channel ka qenë një rol destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit dhe të fjalës së lirë. 

Nuk e kuptojmë arsyen se përse Top Channel është angazhuar edhe me gjithë thirrjen time publike, edhe me shprehjen e shqetësimeve të drejtpërdrejta për tc në një fushatë disinofrmimi masiv në kushtet kur bëhet fjalë të dhëna, që lidhen me bazën e shtetit, me inventarin e shtetit dhe të dokumentave krijon panik. Nuk është në praktikën tonë të ndërmarrim hapa gjyqësore ndaj mediave, por është e pamundur të gjejmë se pse, dhe se si mund të adresohet sidomos në raste të tilla, lajthitje të këtyre përmasave. 

Nuk dua të bëj asnjë akuzë, as dua të ngre asnjë teori konspiracioni, se nuk është e nevojshme, boll ka ngritur Top Channel dhe kush e ka ndjekur pas, për të thënë gjëra të pavërteta. Jo është vënë gjobë 30 milion euro dhe qeveria do ta paguajë, jo janë zhdukur pronat, jo kjo e ajo. Ju them kanaleve të tjera, kjo është e pavërtetë. Ky është një sulm përmes internetit, një bombardim shumë i rëndë dhe koha e marrë për ta ngritur sistemin është rekord” u shpreh Rama.

Lexo më tej: E-Albania e paralizuar/ Çfarë dihet deri tani për sulmin kibernetik 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *