• |
ide | kryesore

Harta e re gjyqësore, ambasada e ShBA: Sistemi gati për të dhënë drejtësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas miratimit të hartës së re gjyqësore në Tiranë nga ana e re e qeverisë.

Në reagim thuhet se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar një sistem gjykatash që do t’i japë qytetarëve shqiptarë drejtësi.

“Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Mirëpresim miratimin nga Këshilli i Ministrave të hartës së re gjyqësore sot. Harta e gjykatave të Shqipërisë u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëpërmjet një procesi që përfshiu Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë, si dhe ndihmë teknike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës.

Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë.



4 Comments

  1. Sikurse per zgjedhjet e 25 prillit kur znj. Kim pergezoi Ramen ende pa dale zyrtarisht rezultati, edhe deklarata ekspres pas miratimit te hartes se re te Gjyqesorit sherben per t’iu mbyllur gojen avokateve qe thone se do t’i drejtohen Gjykates Kushtetuese.

    Kur e paska gjykuar e vleresuar Ambasada Amerikane, a mbetet gje ne dore te Gj. K, apo ajo duhet thjesht te thote Amen!

  2. Kujtova se do permbysej bota dhe do dilnit 1 here te vetme kunder qeverise. Jo per ndonje gje por per ta shenuar ne kalendar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *