• |
ide | kryesore

Hipokrizia e ambasadorëve/ Si i shpërfillën zërat kundër shkrirjes së gjykatave

-Instant, Arkiva, Kryesore



Qeveria vendosi t’i shkojë deri në fund vendimit për të shkrirë një numër të madh gjykatash në vend duke miratuar këtë të enjte atë që njihet si “harta e re gjyqësore”. Përkundër të gjitha kundërshtive nga komuniteti i drejtësisë, qeveria vendosi që në Shqipëri të ketë vetëm 13 gjykata të shkallës së parë, vetëm 1 gjykatë apeli në Tiranë dhe 2 gjykata administrative (Tiranë dhe Lushnjë). Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja tha se harta e re do të implementohet me 3 faza dhe se procesi do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, një ndër kundërshtarët më të zëshëm të kësaj nisme. Kreu i saj, Maksim Haxhia tha se pas grevës së mbajtur për më shumë se 3 javë do e çojnë nismën në Gjykatën Kushtetuese për cenim të aksesit në drejtësi.

“Demonstruam protestimin civil dhe demokrat pavarësisht mosdëgjimit. Pasojat janë direkte mbi ne dhe publikun. Për të qenë korrekt me kuadrin ligjor dhe statutin që rregullon gjithë veprimtarinë e Dhomës kjo mbledhje është në konform të të gjitha kërkesa dhe çdo vendim që do merret është konform ligjit. Tani hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese”, – tha ai.

Kundër kësaj nisme janë shprehur më herët edhe 9 organizata jo-qeveritare. Sipas tyre zvogëlimi i numrit të do shtojë kostot për qytetarët dhe do të ulë eksesin e tyre te drejtësia.

Ndryshe nga këto pritshmëri, organizatat vlerësuan se “procesi i konsultimit të hartës së re gjyqësore duhet të kishte filluar që në fazën e ideimit të saj”, duke kërkuar që konsultimi në këtë fazë të mos jetë formal por të garantojë mundësi reale dëgjimi dhe reflektimi.

Kundër hartës doli sot edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit që thotë se harta e re gjyqësore cenon aksesin në drejtësi të personave që janë në kushte të vështira ekonomike.

“Kemi pasur që në fillim një qasje oponentë, kritike, kemi mbajtur qëndrimin mbi 3 çështje problematike, mungesa e transparencës në grupin ndër institucional të punës, që ishte ngritur në muajin shkurt të vitit 2019, janë realizuar 10 mbledhje të mbyllura, nuk ka pasur transparencë në raport me organizatat e shoqërisë civile” – tha Ardita Kolmarku nga ky Komitet.

“Nëse marrim në konsideratë që një qytetar të vijë nga skajet, për shembull nga rrethi i Tropojës për në Tiranë, do të dojë kosto të konsiderueshme në dëm të qytetarëve, duke llogaritur se duhet të paguajë dhe avokatin dhe kostot e transportit”, – u shtoi ajo Kolmarku.

Në fakt askush nuk u dëgjua, por harta e re u bë fakt i kryer. Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte një reagim i menjëhershëm i ambasadave të SHBA dhe BE që përshëndetën hartën e re.

Yuri Kim on Twitter: We encourage JAC, Albania should have a Constitutional  Court by the end of the year - Top Channel

“Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit 3-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë” – shkruante ambasada e SHBA.

Deklarata e fortë e BE: Vijojnë sulme në Gjyqësor - 5 Pyetjet

“Miratimi i sotëm i hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Ministrave është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave në Shqipëri. Harta e re, e zhvilluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është rezultat i një procesi të gjerë konsultimi dhe është zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të BE-së, Këshillit të Evropës dhe SHBA-së. Një plan solid zbatimi tani është kyç. Bashkimi Evropian mbetet një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi në Shqipëri” – e pasoi zyra e BE-së në Tiranë.

Aktorët e lidhur direkt me këtë nismë thonë të kundërtën që i bën të duken jashtë realitetit ambasadat.

“Harta e re gjyqësore krijon distanca të mëdha gjeografike mes qytetarëve dhe godinave të gjykatave duke vështirësuar marrjen e shërbimit dhe aksesin në drejtësi. Përveç shkrirjes së gjykatave të shkallës së parë që mbeten vetëm si sportele në 9 qytete, qytetarëve do tu duhet të udhëtojnë 5 orë për një seancë në gjykatën kombëtare të Apelit në Tiranë” – tha avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. E dini perse dolen me vrap ambasadoret sot se po e kuptojne qe e ben lemsh drejtesine tone, e cuan per lesh ate dhe tani gjenden qe nuk ka ma gjykatesa, prandaj si ta zgjidhim zvogelojme gjykatat

    1. Jo me lali jo, vazhdon plani i reformes se drejtesise, qellimi i fundem drejtesi zero!
      Nje vend qe ska drejtesi eshte zero, ai qe ka pushtet apo sadopak fuqi do abuzoje . Do te thote sundim afatgjate. Ose prerje kokash, po meqe prerje kokash ka mbi 300 vjet qe ska, atehere mbetet vetem sundimi afatgjate.

      Kot me te pyt ca kuptimi ka hapja e negociatave ne nje vend qe ska drejtesi? Dhe pas 1 dekade sdo kete as qytetare. Sot qytetari smerr drejtesi, skishte gjyqtar tani sdo kete ss.gjykata, hapje dikur.gjyq me.30 mije leke tani gjyqi te.shkon sa.qimet e.kokes… cdo gje shkon tek asgjesimi i drejtesise. Po cna duhet drejtesia

      Pyetje 2 edhe kjo kot, me mire nje drejtesi me probleme apo me mire pa.drejtesi fare? me mire ne shi me nje cader me vrima apo pa cader fare??

      Kot lodhesh , sbehet me tha nje koleg avokat, edhe pse pak kar kishte te drejte, ku merr vesh kari thashe me vete. Thjesht kari s ishte kolegu por ata qe flasin me tifozllik per rilindjen ,ramen , veliajn, ameriken etj etj etj.

      Kot lodhesh, me tha,

      Po cqt ka nou lajm mga sabiani me ilirin se plasem.vape

      1. Hapen negociatat se vete klubi eshte i krimbur koke e kembe. Klubit i ka mbet vec emri i dikurshem dhe fondet qe jep.
        Hapja e negociatave eshte kambane alarmi. Na futen ne klub kur ka marr fund demokracia dhe autobuzi po ecen mbrapsh. Timonin e klubit e kane shba me uk.

      2. Me mire qe e keqja te kap majat , sepse kapja e majes nga e keqja nenkupton se revolucioni eshte akoma me afer . Ky vend nuk behet pa revolucion e prerje kokash ne mase .

  2. Departamenti i Shtetit e kanë kthyer në betejë kundër perëndimit përfshirjen në këtë listë. Ata janë Sali Berisha dhe lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili në fakt ngjan si i dërguari i Putinit në Ballkan.

    Ngushtimi i lakut për udhëheqësit e korruptuar të Ballkanit nga SHBA tanimë dhe nga Britania e madhe dhe shumë shpejt nga gjithë vendet e Bashkimit Evropian.

  3. Ky eshte nje pjese e krimit ndaj njerzimit (çdo gje ne raport me vlerat ose jo njerzore vleresohet/ çdo gje perkundrejt njerzimit vleresohet) dhe si i tille eshte lehtesisht e kuptueshme se kush e mbron krimin…
    Turpi fillon tek 140 votat qe krekoset njeri iiiiiiii pffffffffffffffffffffffffffffff … mjerim vellezer…. te tjerat jane terheqje vemendje/ ndryshim vendpostblloku ndaj kaleses se radhes…
    Nje ndodhi e keqe per kedo eshte ndodhi e keqe per çdo kend/ per te gjithe (bashkuan votat 140 per te bere keq dhe per te mospasur mundesi per tu terhequr nga e keqja… jo se ishin te bindur ne miresine e madhe qe po benin me 140 votat… ky eshte fakt krejt i ditur dhe i mirenjohur…)
    Çe pyet… seriali vazhdon… dhe bejne sikur po njihen vertete me nje gje te paditur/ te panjohur me nje VKM-e qe kalon me pare andej sesa te kaloje me firma qarkulluese ne rilindje e…. dhe e sigurt qe perseri pa firmen e tij por te z/v….
    ☝️

  4. Sir Stuart Peach, theksoi përmes një editoriali se individët shqiptarë të sanksionuar kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. “Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Masturbohu me foton qe salihu ju ka dhene qe 2007 ate te rames o shpellare e maloket e salihut

  5. Ky i britanise kullon ne krim, te te shpalli nongrara britania eshte nder. Ku ka ne felliqesire me te thelke se politika zyrtare britanike.

    Turp kush i ka keta monstra aleate e miq .

  6. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.Po rezoluten per dikun martin ne kuvend pse nuk e votove o salih karaxhic berisha

  7. Nga lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin te Damir Fazlliç/ Sali Berisha shpallet ‘non grata’ nga Britania e Madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *