• |
ide | kryesore

Kush është vajza misterioze që shoqëron Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp u fotografua me një vajzë misterioze flokëkuqe pak ditë më parë dhe bëri lëmshm rrjetin. Të shumta ishin spekulimet se kush mund të ishte vajza në krah të aktorit, por tani gjithçka është sqaruar.

Ajo është thjesht një anëtare e stafit që po punon në filmin e ardhshëm të Depp, “Jeanne du Barry”, tha një burim për Fox News Digital. Fotot e Depp me gruan flokëkuqe u shfaqën përpara performancës së tij në Umbria Jazz Festival në Itali, duke ndezur spekulime se ylli i “Pirates of the Caribbean” kishte krijuar një lidhje të re romantike. Megjithatë, duket se nuk është kështu.

“Ajo është mësuesja e tij e frëngjishtes dhe nuk ka asnjë lidhje romantike”, ka shpjeguar më tej burimi.

Filmi do të shënojë paraqitjen e parë të aktorit në ekranin e madh pas betejës së tij ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *