• |
ide | kryesore

Meta dorëzon Presidencën te Bajram Begaj, çfarë ndodh te ceremonia të dielën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si president i Shqipërisë. Ceremonia pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë ndërsa seancën do ta drejtojë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve të Kuvendit, dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Ceremonia e dytë do të zhvillohet në ambientet e Presidencës. Ajo është parashikuar të zhvillohet në orën 19:30. Në këtë ceremoni bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri, Bajram Begaj, i cili mësohet se do të shoqërohet nga familja e tij.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit. Pjesë e ceremonialit do të jetë dhe shoqërimi i emërimit të kreut të shtetit me 21 të shtëna topi.

Pas këtij ceremoniali, Presidenti i ri do të mbajë një fjalë përshëndetëse para personaliteteve të ftuara në këtë aktivitet, si edhe qeveritarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.



2 Comments

  1. Ceremonia e dorezimit te detyres,nga njeri (i vjetri),tek Presidenti i ri,eshte pjese e demokracie dhe ne e vleresojme maksimalisht.Presidentit te ri,i urojme pune te mbare,ne zbatimin e detyrave kushtetuese.

  2. Mbarsi e madhe me nje tjeter ushtar/ urdhero si urdhero … dhe me kompetenca prapavije…
    Ishalla ska harru dekretin e Stambollit…. apo, ndonje dekret tjeter per ne ujrat territoriale international…. apo, nje dekorate neper xhepa….
    Çe pyet… turpi te merresh me keto…
    Ta ricoptojne edhe nje here çfare ka mbet… Ai tjetri mburret me Detin.. a thu se e bllokoi Ai apo, e bllokoi per arsye parimore…pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *