• |
ide | kryesore

Në SHBA për të sfiduar Barcelonën e Real Madrid: ja programi i turneut për Juventus

-Instant, F1, Sport



Juventus fluturon për në SHBA dhe po përgatitet të përballet me “Juventus Summer Tour 2022”, tre sfida kundër kundërshtarëve ndërkombëtarë që në fakt do të hapin para-sezonin e Juventusit në funksion të sezonit të ardhshëm. Të përfshira në “Soccer Champions Tour 2022”, dy nga tre ndeshjet do të jenë përballje të mëdha që kanë aromë Champions. Përveç përballjes me Deportivo Guadalajara, skuadra e Allegrit do të duhet të përballet edhe me Barcelonën dhe Real Madrid.

Nisja për në Shtetet e Bashkuara e bardhezinjve është planifikuar për në 13 korrik nga aeroporti Caselle i Torinos me mbërritjen në Las Vegas, ku është programuar menjëherë stërvitja për ndeshjen e parë. Më pas skuadra do të transferohet në Dallas për të luajtur kundër Barçës dhe pastaj në Los Angeles për të sfiduar Realin. Dicka më shumë se një javë kohë për të testuar të sapoardhurit kundër kundërshtarëve të rangut të lartë dhe për të treguar sërish markën Juve në SHBA. Kthimi i Allegri & Co në Itali është planifikuar nga Los Angeles të dielën më 31 korrik.

KALENDARI I TURNEUT TË JUVENTUS NË SHBA

Juventus-Deportivo Guadalajara
E shtunë 23 korrik ora 5.00 (ora shqiptare)
Allegiant Stadium, Las Vegas

Juventus-Barcellona
E mërkurë 27 korrik ora 2.30 (ora shqiptare)
Cotton Boël Stadium, Dallas

Juventus-Real Madrid
E dielë 31 korrik ora 4.00 (ora shqiptare)
Rose Boël Stadium, Los Angeles

PROTAGONISTË E MUNGESA
Në SHBA, në kampin e Juventus, fokusi i vëmendjes do të jetë mbi të gjitha te të ardhurit. I kthyer në bardhezi pas gjashtë vitesh, kopertina do të jetë e Paul Pogba, veçanërisht i lidhur me SHBA-në. Por në tre ndeshjet e mëdha amerikane, dy goditjet e tjera të merkatos Angel Di Maria dhe Gleison Bremer me siguri do të kenë gjithashtu një rol kryesor. Kuriozitet i madh pastaj edhe për debutimin e Federico Gattit në fanellën bardhezi. Turneu në Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshijë Arthur, Rabiot, Kaio Jorge, Aaron Ramsey, Mattia De Sciglio dhe Federico Chiesa. Disa prej tyre për probleme fizike dhe personale, të tjerët me shumë mundësi për arsye merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *