• |
ide | kryesore

Neuer humbi portofolin, taksisti bëri 120 km e shpenzoi 400 euro për t’ja kthyer: shpërblimi e ‘tërboi’

-Instant, Sport



Manuel Neuer zhgënjen thellësisht një tifoz. Portieri humbi portofolin, që për fatin e tij e ka gjetur një taksist i cili bëri gjithçka për t’ia kthyer. Ai bëri një udhëtim 120 km për t’i dorëzuar lojtarit objektin e humbur dhe, në fund, shpërblimi i portierit të Bayern Mynih dhe kombëtares gjermane e zhgënjeu shumë tifozin.

Hazir, ky është emri i shoferit të taksisë, e çoi Neuerin dhe një mik nga Odeonsplatz në Mynih në një kompleks apartamentesh në lagjen Lehel. Taksisti, sipas Sky Sports Germany, e njohu portierin menjëherë, por nuk donte të shqetësonte 36-vjeçarin e Bayern dhe mikun e tij gjatë rrugës. Taksisti i ka shoqëruar të dy deri në destinacion dhe më pas ka vazhduar punën. Megjithatë, në mbrëmje, kur pastroi automjetin, gjeti portofolin e Neuerit.

Hazir gjeti ID-në dhe adresën e lojtarit. Në portofol kishte edhe 800 euro, një Visa Card Platinum dhe një Mastercard të zezë. Taksisti ishte i vendosur t’ia kthente portofolin pronarit dhe bëri udhëtimin 120 km për të përmbushur misionin e tij. Hazir nuk ishte në gjendje të takonte Neuerin, por megjithatë arriti të dorëzonte portofolin. Në fakt, burri u takua me menaxherin e portierit në Tegernsee, një qytet në rrethin e Miesbach në Bavari. Bashkë me portofolin ai i la edhe të dhënat e kontaktit.

Dy javë më vonë, megjithatë, erdhi zhgënjimi. Haziri ka marrë një fanellë të portierit me postë pa asnjë mesazh apo koment: “Shpërblimi është një tallje. Unë kam katër fëmijë. Nuk mund t’i ndihmoj me fanellën”. Taksisti ishte i zhgënjyer me shpërblimin qesharak, veçanërisht duke pasur parasysh se ai shpenzoi 400 euro për udhëtim.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *