• |
ide | kryesore

Pesë herë kampioni i Europës pranë Lazios: Lotito kërkon ti përgjigjet Dybalas te Roma

-Instant, Sport



Lazio dëshiron t’i dërgojë një përgjigje Romës pas goditjes së Dybalas në merkato dhe i favoriti kryesor është ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid. Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhekaltrit kanë nisur tashmë kontaktet me menaxherët e futbollistit. Të dhënat janë konfirmuar edhe nga ndërmjetësi Stefano Quadri, i cili deklaroi për mikrofonat e Repubblicas: “Lojtari i është propozuar Lacios dhe do të vinte në Romë me shumë entuziazëm. Presim një telefonatë nga klubi për të nisur negociatat”.

Problemi kryesor mbetet paga: braziliani kërkon 2.5 milionë euro në sezon për tre vjet, një investim shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh buxhetin e Lacios. Për këtë arsye, drejtuesit dhe stafi teknik po bëjnë vlerësime të thella për kondicionin atletik të lojtarit, i cili sezonin e fundit në Spanjë luajti vetëm 12 ndeshje në kampionat, nga të cilat vetëm pesë si titullar.

Emri i Marcelos nis të ngacmojë fantazinë tifozët e Lacios, të kënaqur me merkaton e deritanishme, por të impresionuar nga ajo e Romës, e cila po prezantohet në fillimet e sezonit me ambicie të rëndësishme. Përvoja dhe lidershipi që braziliani mund të sillte në shërbim të Sarrit është shumë i lartë (5 trofe të fituar në Champions me Real Madrid), pa përmendur prestigjin që një lojtar i tillë do të sillte në skuadrën bardhekaltër. Tifozët fillojnë të ëndërrojnë, Lotito reflekton dhe merr kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *