• |
ide | kryesore

Profecia tronditëse e Mike Tyson: “Mendoj se do të vdes shumë shpejt”

-Instant, F1, Sport



Duke folur në podkastin e tij “Hotboxin with Mike Tyson”, ish-kampioni 56-vjeçar i peshave të rënda i tha terapistit të traumave dhe varësisë Sean McFarland se ai ndjen se koha e tij është pothuajse e mbaruar. “Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht – tha ish-boksieri -. Pastaj, kur shihem në pasqyrë, shoh ato njolla të vogla në fytyrën time dhe them: ‘Uau. Kjo do të thotë se data ime po afron, shumë shpejt”’.

Iron Mike preku gjithashtu temën e parave dhe të sigurisë (reale ose të supozuar) që mund të garantojë pasuria. “Kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë vërtet – shtoi ai – Ti mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Paratë nuk na bëjnë imun ndaj sëmundjeve ose aksidenteve. Paratë nuk mund të të mbrojnë nga kjo”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *