• |
ide | kryesore

Rekord i ri kombëtar dhe renditja më e mirë në histori: Luiza Gega e pesta në botë në Oregon 2022

-Instant, F1, Sport



Luiza Gega nuk i zhgënjen pritshmëritë. Pas kualifikimit në finale të 3000 metrave me pengesa, atletja shqiptare është renditur e pesta në botë në 3000 metra me pengesa në turneun e atletikës që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me kronometrimin e kohës prej 9:10.04, Gega ka thyer me rreth 4 sekonda e gjysmë rekordin kombëtar që po ajo vetë e kishte vendosur vetëm disa javë më parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Një garë fantastike e atletes kuqezi, që ka dhuruar performancën mbresëlënëse që në orët e para të mëngjesit të sotëm, që në të njëjtën kohë vlen paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në një Kampionat Botëror.

Finalja e 3000 metrave me pengesa në Oregon është dominuar nga Norah Jeruto e Kazakistanit me kohën 8:52.02. Në vend të dytë dhe të tretë u klasifikuan etiopianet Werkuha Gatacheë (8:55.61) dhe Mekides Abebe (8:56.08), ndërsa e katërta Winfred Mutile Yavi (9:01.31) atlete keniane që përfaqëson Bahreinin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *