• |
ide | kryesore

Sanches nuk bindet, Milan fut ‘mik’ Maignan: “E kuqja të shkon”

-Instant, Sport



Në rrjetet sociale, vazhdon presioni i disa emrave të mëdhenj të kuqezinjve për të bindur Renato Sanches që të preferojë destinacionin milanez, përpara atij parisien. Pas Rafael Leaos, i cili disa javë më parë e kishte ngacmuar në internet duke i dedikuar dy emoji kuqezi, dje ishte radha e Maignan për ta ngacmuar portugezin në Instagram: “Magic” Mike komentoi me një “E kuqja të shkon” në një foto të postuar nga ish-mesfushori i Benfica dhe Bayern Mynih me fanellën e stërvitjes e Lille, e gjitha e kuqe. Një ftesë, aspak e mbuluar, për të fshirë dyshimet dhe për t’i thënë më në fund ‘po’ Milanit.

Në orët në të cilat vendoset operacioni De Ketelaere, Milani vazhdon të punojë nën rrogoz edhe mbi një objektiv tjetër merkato: Renato Sanches. Portugezi i Lille dukej si një çështje e mbyllur, por ai që i ktheu kuqezinjtë në lojë ishte drejtpërdrejt presidenti i skuadrës franceze, Olivier Letang: “Sanches ka dy mundësi, dy klube të mëdha. Ai do të largohet, në cilin klub nuk e di: e ardhmja e tij do të jetë në Paris ose Milano”. Duke zbuluar kështu se fati i lojtarit mbetet ende për t’u shkruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *