• |
ide | kryesore

Sarandë, i riu dëmtohet rëndë pasi u hodh në pishinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person i moshës 30-vjeçare është paraqitur ditën e sotme në urgjencën e spitalit të Sarandës. Dyshohet se 30-vjeçari është dëmtuar aksidentalisht duke notuar në pishinë, ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës.

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *