• |
ide | kryesore

“Të fitonim do të ishte më mire”: Xhaferri pa limite pas barazimit me Universitatean, do edhe kombëtaren në Shkodër

-Instant, Sport



“Jemi krenarë që kemi këtë tifozeri që për mua është më e mira në botë. Meriton falënderimet më të mira për mbështetjen e tyre por edhe sjelljen shembullore. Kjo është e mirë, se një organizim i tillë, mund të bëjë të mundur që të sjellim edhe ndeshje të Kombëtares në Shkodër”. Alban Xhaferri, presidenti i Vllaznisë është shfaqur euforik para mediave, pas barazimit të kuqebluve 1-1 me Universitatea Craiova në raundin e dytë të Conference League. Një kundërshtar më i kuotuar, por me të cilin shkodranët janë përballur si të barabartë. “Ka qënë ndeshje e luajtur, vinim edhe nga moseksperienca se skuadra kundërshtare kishte bërë një ndeshje në kampionat, ndaj fillimi kishte problemet e veta – tha numri 1 i klubit -. Por asgjë nuk ka mbaruar dhe do të luftojmë për të bërë një ndeshje sa më të mirë dhe për të ëndërruar kualifikimin”.

Asgjë nuk ka përfunduar, transferta fsheh vështirësi, porn ë Shkodër besojnë: “Sigurisht që të fitonim do të ishte më mirë, por ndeshja u luajt mirë. Barazimi është rezultat i mirë po e quajmë, por ne nuk jemi në presion para ndeshjes së ardhshme. Vllaznia ka bërë lojë të bukur dhe pse jo të mos vazhdojmë kështu. Besim te kualifikimi? Gjithçka është e mundur, me ndihmën e Zotit dhe punën tone” – tha Xhaferri, duke u ndalur edhe te merkato -. Kemi bërë skuadër të mirë, kemi goditur ku ishte nevojë. Kemi ruajtur një grup me performancë të mirë. Trajneri do të bëjë skemat dhe Vllaznia do të jetë kompetitive. Nga tifozët presim të na mbështetin si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Mendoj se përqindja më e madhe, kjo është Vllaznia e sezonit të ri. Pastaj merkato është deri më 30 gusht e të shohim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *