• |
ide | kryesore

Top Gun: Maverick, filmi me fitimet më të larta të Paramount Pictures

-Instant, Paparazzi, Slider



Top Gun: Maverick është bërë zyrtarisht filmi me fitimet më të larta të Paramount Pictures në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke ia kaluar Titanikut.

Titanic arriti teknikisht afër 660 milionë dollarë në arkat e brendshme, duke përfshirë edhe shfaqjen e saj origjinale dhe disa rishfaqje të mëpasshme, ai fitoi 600,8 dollarë në shfaqjen e tij të parë – një numër që tani është tejkaluar nga Maverick.

Sipas Box Office Mojo, vazhdimi i Top Gun i vitit 1986 ka fituar 601.9 milionë dollarë brenda vendit deri më sot që nga publikimi i tij më 27 maj. Ndërkombëtarisht, filmi aksion ka fituar 587.9 milionë dollarë, për një total global prej 1.19 miliardë dollarë.

Maverick është i pari nga filmat e Tom Cruise që ka tejkaluar 1 miliard dollarë në arkë në mbarë botë.

Me regji të Joseph Kosinski, filmi i ri ndjek Pete “Maverick” Mitchell 30 vjet pas diplomimit të tij nga programi i aviacionit Detar TOPGUN, kur ai thirret si instruktor për fluturuesit elitë.

Miles Telle është në mesin e aktorëve të kategorisë së re të pilotëve, ku përfshihen edhe Glen Powell, Greg Tarzan Davis, Jay Ellis, Monica Barbaro dhe Lewis Pullman. Jennifer Connelly dhe Jon Hamm gjithashtu luajnë, ndërsa Val Kilmer ripërsërit rolin e tij nga origjinali./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *