• |
ide | kryesore

Video/ De Ligt në fushë me Bayern, sa arriti në SHBA: debutim me gol për mbrojtësin

-Instant, Sport, Video



Matthijs de Ligt, i sapoardhur nga Juventus, debutoi në mënyrën më të mirë me Bayern Mynih. Disa orë pasi u bashkua me shokët e tij, në turne në Amerikën e Veriut, ai bëri debutimin e tij me fanellën e re në ndeshjen kundër DC United të Ëayne Rooney. Në rezultatin final 6-2 është edhe shenja e tij, me një gol të shënuar menjëherë pas hyrjes në fushë. Nagelsmann më pas e zëvendësoi atë pas më pak se gjysmë ore lojë. Në goleadën bavareze protagonist ishte edhe blerja tjetër e re, Sadio Mane, i cili hapi rezultatin me penallti pas vetëm 5 minutash lojë.

Nagelsmann u shpreh i kënaqur me ish-lojtarin e Juventusit, duke deklaruar se ai do të jetë titullar në ndeshjen e radhës kundër Manchester City, të planifikuar për natën mes së shtunës dhe të dielës. Golat e tjerë të Bayernit, përveç atyre të De Ligt dhe Mane, u shënuan nga Sabitzer, Gnabry, Zirkzee dhe Müller.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *